Petrit Vasili: Kryeministri groposi integrimin për Tahirin, faktet për të cilin i di gjithë globi

615
Sigal

Intervista e Kryetarit të Grupit
Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

Çfarë vendosi mbledhja e Këshillit
Drejtues Kombëtar?

Ishte mbledhje e zakonshme e forumeve
tona, të cilat kanë një sistematicitet që lidhet dhe me detyrimet që kemi me
statutin. Ishte një analizë e situatës politike më shumë se çdo gjë tjetër dhe
më pas sigurisht një pjesë të rëndësishme organizative lidhur me ristrukturimet
dhe intensifikimin e punës në të gjithë qarqet e vendit ku ekziston një frymë
shumë e fortë opozitarizmi por ka nevojë dhe akoma më tepër për organizimin e artikulimit
gjithmonë e më të fortë politikë pasi situata po përkeqësohet dita ditës dhe
për ti përgjigjur  çdo zhvillimi në kohë
reale, forumi u mblodh për këtë arsye. Mund të mblidhet edhe më shpesh në kohët
që po vijnë sepse situata duket që degradon dita ditës.

Po degradon apo afër zgjedhjeve po
përgatiteni për zgjedhje sepse është e nevojshme?

Ne në rradhë të parë, jemi të detyruar
të kemi qëndrim shumë të fortë, kritik dhe politik ndaj një situate që vërtetë
po degradon dita ditës. Këtë nuk e kam një konkluzion që lidhet me veprimtarinë
time politike çdo qytetar e ka shumë të lehtë të identifikojë mijëra probleme
që janë të përditshme. Një qeveri e cila tashmë është virtuale, shikoni tashmë
ka shfaqje të mëdha në ekrane të mëdha, kështu do të ndodhi, kështu do të
bëhet, janë të gjitha imazhe virtuale kompjuterike por nuk ka as ndonjë metër
rrugë të shtruar më shumë, as ndonjë aks kombëtar që vihet në lëvizje.  Është po e njëjta situatë e cila qëndron,
qëndron, degradon. Përpos pastaj ethet e marrëzisë qeveritare ka bërë që ju
keni parë në arsim dhe shëndetësi kanë ndodhur skandale të tilla, që merren të
dhënat personale për të përgatitur një manipulim zgjedhjesh. Madje këta të
ministrisë së shëndetësisë, janë marrosur fare pardje kishin nxjerrë opozitën si
e paditur dhe kishin thënë që karta e identitetin bën edhe si kartë shëndeti.
Edhe në portalin e tyre, e-Albania e pohojnë që karta e shëndetit  është i vetmi mjet i identifikimit për
qytetarët. Pse ishte kjo, sepse karta  e
identitetit nuk kishte mundësi prej vitesh të ofronte një operacion të tillë
por për të justifikuar këtë maskarallëk shtetëror të padëgjuar, jo vetëm që e
bëjnë po akuzojnë të tjerët si të paditur. Po jua them nga studioja juaj që më
të paditur dhe më injorantë, ky sistem shëndetësor nuk ka parë që kur është
ngritur e para drejtori e shëndetësisë në Shqipëri.

Ju e mblidhni KDK, ndoshta edhe sepse
dëgjojmë shpesh në media që ka një mosbindje të deputetëve të caktuar ndaj
vendimeve të grupit p.sh z.Bitri, apo Tavo dhe Koka?

Vazhdojmë me një gjë serioze. Z.Tavo po
jua them shqip, ka pasur një problem familjar dhe ishte koha për të respektuar
6 mujorin për respektin e mandatit, z. Koka qëndruan bashkë vetëm për të mos
qëndruar vetëm në sallë. Po e njëjta gjë z. Bitri ka dalë është sqaruar vetë me
ju.

Revista MotherJones akuzon për lobime në
SHBA, nëpërmjet firmave të dyshimta…

MotherJones na ka dhënë një lajm tjetër
shumë interesant por ju nuk e bëni dot atë lajm. MotherJones ka thënë që ne
kemi pyetur për lobimet PS dhe nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Ky është lajm
për ju si gazetar. Kurse që ne u kthejmë të gjitha përgigjet dhe nuk u
pëlqejnë, u detyruam ne të nxjerrim intervistën e plotë dhe e bëri mirë ai
drejtori i shtypit të LSI-së, z.Shaban Sulçe i cili u tha shumë mirë atyre që herë
tjetër na çoni edhe pyetjet edhe përgjigjet si i doni vetëm tu vendosim firmën
poshtë. Kjo ishte një inskenim i vërtet. Është një dimension përtej MotherJones
e përtej lidhjeve të tyre. Nuk ka rëndësi fare ata mbijetojnë, gjallojnë në
Amerikë me ca para të Sorosit, me ca para të tjera po kjo nuk ka asnjë
rëndësi.Po ju them dhe një tjetër, thotë e kemi pyetur PS për lobimet me
Balardin(kompani lobimi e cila ka lobuar dhe për miqtë më të ngushtë të Asadit
në Siri dhe të Vuçiç në Serbi) dhe thotë nuk kthen përgjigje, nuk komunikon, ka
transparencë zero, ky është shqetësim. Përsa i takon LSI, për çdo veprim të
LSI-së, është dhënë qartë përgjigje, një për një dhe përgjigjet tona nuk ia
janë dhënë MotherJones, gjithçka ka pasur, një marrëdhënie të përkohshme me një
kompani lobimi për një kontratë që nuk e përfunduam kurrë, nuk kishte interes
asnjë nga palët, çdo gjë është emëruar në departamentit e drejtësisë në SHBA
dhe në KQZ.

Po sipas jush pse vijnë këto sulme nga
kjo revistë?

Na intereson më mirë të flasim për
njëmijë gjëra që nuk funksionojnë në Shqipëri sesa për një budallëk të tillë.

Po pse ndodh në Shqipëri meqë ka kaq
shumë halle dhe probleme?

Po të thashë dhe njëherë tjetër, po të
marrësh para lart e poshtë, përfshirë dhe Sorosin brenda ata që nuk janë të
preferuarit e tij janë të goditurit e tij. Po pamë atë, Freedom House tha disa
budallëqe të tjera. Nuk ka kohë Shqipëria të humbasë, ata mbushin xhepat me
para për të cilat i kanë komisionuar dhe në emër të lirisë së medias dhe të
shtypit nuk i shqetëson as ata, as juve të gjithëve të gazetarisë që një forcë
politike nuk i kthen përgjigje medias fare për lobimin e saj dhe u shqetëson
pse përgjigjet LSI. Fakti ishte ky, u përgjigjëm një për një, ata censuruan
përgjigjet për pyetjet tona. Ne i bëmë transparente ua dhamë juve të gjithëve.

Saimir Tahiri ka tronditur skenën
politike duke dorëzuar mandatin javën e shkuar. Ju qeshni, sido ta vlerësoni
këtë lëvizje e vonuar apo…?

Nuk kam asnjë koment unë për të vonuar
apo të shpejtuar. Kam vetëm një koment politik. Sot Shqipëria ndodhet si
asnjëherë në kohën e pluralizmit të saj, se monizmi nuk ka asnjë interes të
kësaj natyre. Me një shumicë qeveritare që është një pakicë pasi një shumicë që
blen dhe shet votat është një pakicë por ta pranojmë termin shumicë nga ana
formale. Një shumicë e cila është e varur, është e shantazhuar dhe ka shplarë
nga autoriteti politik i saj për shkak të një ish-Ministri i cili ka akaparuar
të gjithë. Pasi një mazhorancë thotë dhe ulërin me të madhe që ky është njeriu
që nuk ka asnjë problem, ne nuk ia heqim imunitetin nuk e lëmë të arrestohet se
nuk ka asnjë faj. Ky e pranon këtë, pastaj thotë unë nuk ju mender fare ju dhe
do ta lë mandatin tani. Dhe këta vazhdojnë dhe prapë e mbrojnë. I zoti e jep thotë
populli tellalli se shet. I zoti është Saimir Tahiri, tellalli është mazhoranca
me gjithë Edi Ramën. Si do tia shpjegojë qytetarëve të thjeshtë, që ne nuk ia
hoqëm mandatin atij megjithëse i vuri damkën Shqipërisë, që nuk ka për tia vënë
dot asnjëri. Ne këtë damkën e krimit të organizuar e kemi peshqesh nga
kryeregjizori Edi Rama dhe ky gjymtyra e tij Saimir Tahiri. Tani aëtherë nuk e
hoqën u bënë bllok rezistuan, bashkë me disa protestues se protestuesit e
Saimir Tahirit nuk arrestohen, kuksianët po.

Ata kryen akte dhune, shkatërruan
dogjën…..

Po ato vajzat e LSI-së, që dolën me disa
pankarta, Rama ik dhe mos u kthe, nga 17-18 vjeç e dini që janë në procedim
penal? Kurse këto që dalin për të mbështetur Saimir Tahirin këto nuk i ngacmon
policia. Këto duhet tu shqetësojnë juve, dy standardet. Se do vijnë ndonjë ditë
do ju arrestojnë ndonjë nga kameramanët tuaj në kohë fushate se ky nuk mbështet
PS.

Mendoni dhe ju se është farsë siç thotë
PD?

Është më keq se farsë, kjo thashë dhe
njëherë tjetër, kthimi i një shumice qeveritare dhe shumicë politike njëherazi
në një vartësi, në një dependencë nga gjithçka ka bërë edhe gjithçka i ka
inkriminuar një ish-Ministër. Dhe kjo është prova, që kjo mazhorancë e bëri me
vetëdije atë që quhet kanabizimi apo drogëzimi i Shqipërisë. Ju e shikoni fare
mirë, cila do ishte logjika e thjeshtë për qytetarët, për ata që janë më pak të
interesuar për politikën. Meqënëse Saimir Tahirit ata nuk i hoqën imunitetin,
nuk e lanë të arrestohej, se nuk kishte asnjë fakt asnjë gjë, nuk ka ndonjë
kërkesë të re nga prokuroria për arrest, nuk dini ju që të ketë, as unë nuk di,
pse e la mandatin?

Tashmë që Saimir Tahiri e la mandatin
mendoni që drejtësia do të veprojë?

Po marr një simbol shumë të thjeshtë,
nuk po shkoj te ata djemtë e Kukësit që janë në burg akoma. Një drejtësi që
disa të rinjve 17 vjeç u ka hapur procedim penal kurse disa të tjerëve që dalin
atje protestojnë për këtë ish-ministrin, për këtë faqen e zezë të Shqipërisë
siç është ky ish-ministri që na e bëri faqen e zezë në sytë e Amerikës e të
botës, pra ata që mbështesin këtë nuk i prek njëri fare. Edhe kush ka dalë para
parlamentit në dhjetor, procedime, procedime 
edhe deputetë, që nga Kryetarja e LSI-së e të gjithë me rradhë. Te kjo
drejtësi nuk besoj,

Pra nuk besoni se Sajmir Tahiri mund të
jetë një peshk i madh?

Jo jo. Është një peshk i qelbur po. Por
jo një peshk i madh. Kjo është bërë si telenovelë, që zgjat me muaj të tërë,
nuk është mirë ta krahasojmë në këtë formë, por regjizor, skenarist, aktor
kryesor është Edi Rama. Nuk ka ministër të brendshëm që të bëjë si të dojë. Kam
qenë ministër vetë. Nuk ka ministër që bën si do pa bekimin  e kryeministrit. Për një urdhër të thjeshtë
jo më për një strategji që ta marrësh Shqipërinë, nga një vend, me drogë po ka
pasur në të shkuarën, që e di gjithë Shqipëria, nga një fshat  u bë në njëmijë e 500 fshatra të Shqipërisë.
Nuk ka pasur vend të Shqipërisë që nuk u mboll. Sot vazhdojnë e kapen tonelatat
e drogës. Ky është fakt.

Drejtësia po vepron sepse pas
reformës…

Drejtësia ndërkombëtare, sepse gjithë
grupet kapen andej. Një grup që duhej të kapej këtu, për 10 milionë euro drogë
e patë u kap vetëm një shofer. Edhe ai Arbër Cekaj u kap në Gjermani, po të
ishte në Shqipëri nuk do kapej.

Në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe
prokurorinë..

Është shumë interesante kjo, kur i kapin
andej është bashkëpunim me ne. Kur i kapim ne këtu, jo. I thashë njëherë në
parlament, edhe atë ministrin e mbrojtjes Kolumbian që ka thënë për
bashkëpunimin me Shqipërinë, shpalleni non grata, ndërprisni çdo lloj
komunikimi, se ne kemi një ambasadë që mbulon dhe Kolumbinë. Hiqeni fare iu
thashë, si mund të thotë ai që bashkëpunuam i thashë, ne i bëjmë vetë. Kur i
bëjmë vetë të gjitha kapim vetëm shoferin.

Nuk mund të mohoni që drejtësia po vepron
dhe Vettingu sidomos, një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh po i nxjerr.
Gjykata kushtetuese është inekzistente pikërisht prej pezullimit..

Jo nuk 
e kemi për këtë arsye. E kemi se reforma në drejtësi synonte ta zhbënte
sistemin pasi në reformën në drejtësi nuk është kështu siç thoni ju. Unë
refuzoj që të jeni dhe ju viktima të propagandës. Reforma në Drejtësi kishte
afate të qarta me dita dhe me data kur do ndodhte çdo gjë. Dhe ne sot do kishim
gjykatë kushtetuese, gjykatë të lartë, por më të rëndësishme se këto do të
kishim këshillin e lartë gjyqësor që ishte koka e qeverisjes së gjyqësorit, do
kishim këshillin  e lartë të prokurorisë
dhe do kishim inspektorin e lartë të drejtësisë, që është njeriu ku ti dhe unë
mund të ankohemi. Nuk ankohemi dot më te ministri  i drejtësisë. As në horizontin më të largët
nuk ndodhet inspektori i lartë i drejtësisë. Duhet të ishte në punë prej kohësh
ashtu siç KLP, KLGJ. Dhe këto do kishin ngritur dhe SPAK-un dhe byronë e hetimit.
Ku janë këto institucione? E di ça kanë bërë këto, që ta kuptosh, gjithë këto
ligje që bëhen antikushtetuese, ka dhe njëmijë e një shkelje të tjera, dy
standarde drejtësie, nuk ka asnjë mundësi objektive reale se ku mund të
ankohesh. Gjykata kushtetuese nuk jep dot asnjë interpretim jo të japi një
vendim. Ku është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Je dakord ti të kishim një
shtet pa qeveri? Gjyqësori është një pushtet i pavarur siç është dhe qeveria.
Tre pushtete e mbajnë Shqipërinë dhe njëra prej tyre është gjyqësori.

Janë vonesat e opozitës thonë…

As dhe një të vetme, asnjë mundësi nuk
ka opozita të pengojë asgjë nga procesi. Po mirë atë shoqërinë civile që nuk
zgjidhte dot ata anëtarët dhe i  bllokoi
me muaj të tërë.

Nuk kishte mjaftueshëm njerëz që ta
merrnin përsipër…

Si e zgjidhi pastaj?

E gjeti doli dikush..

Po pse nuk e  zgjidhi më përpara? Fondacioni Soros thoshte
që nuk kemi kandidat kur filloi po bllokoheshin institucionet , mbas një jave
gjetën kandidatin. Po pse për ne janë këto lojëra? Këto janë turpe të mëdha për
ta zhbërë sistemin. Sot kurrkushi nuk merr dot drejtësi. Po ju them një gjë më
të dhimbshme se këto të tjerat ju duken të largëta. Po të kesh një hall prone,
dhe të duash të shkosh në gjykatën e lartë e kushtetuese, se është prona, është
jeta e familjes tënde, harroji partitë politike. Nuk keni ku ta kërkon, nuk ka
gjykatë. Ju keni rregullore këtu në televizion, nuk veproni dot pa të, se ju
prish programacioni ju bëni namin. Kështu është një program me vulë e firmë e
cila është Kushtetuta e cila nuk  mund të
preket.

Pse e zvarrit mazhoranca z. Vasili?

Sepse pa gjykata nuk ka mundësi të
ndëshkohet për njëmijë çështje që mban në kurriz. Ata e mbajnë pezull sepse
gjithë procesin e qeverisin ata. E kam thënë dhe ambasadores së BE, thomëni mua
dhe në emër të 19 deputetëve të LSI-së, më thoni tu jap votat për çfarë çështje
keni në tavolinë që ju duhet vullneti apo konsensusi i opozitës. Nuk numëruan
asnjë të vetme. Vite më parë ishin tre ligje që pengonin procesin e integrimit,
të cilat i bllokoi PS tha në dreq të shkojë integrimi. Prapë e harroni ju që i
vetmi kusht që të bëjmë aleancë me PS në atë kohë ishte ose kthehuni në atë
parlament dhe votoni ligjin e integrimit, ose aleancë nuk keni. U detyruan u
kthyen se aleanca u duhej, pa votat e LSI-së nuk vinin në pushtet. Ka një
qëndrim konstant. Sa herë që preken interesat e PS, ose të Edi Ramës se PS nuk
ka më ka rilindje, i preken interesat e bllokon integrimin.

Opozita çfarë bën në këtë mes?

Opozita detyrën që ka institucionale
është të sqarojë që nga salla e parlamentit por edhe që këtu, çdo qytetar që na
ndjek.  Për çdo gjë që po bëjnë dhe për
çdo gjë që nuk po bëjnë e mbajnë një për një përgjegjësinë ata. Dhe këtë
përgjegjësi për çdo njëri që iu hëngër haku, u dënua me burg, vajti ndenji kot
atje në komisariat, vete aty se nxjerr dot, pronën nuk e merr dot, njëmijë
hajdutllëqe të tjera bëhen dhe nuk dënohen dot se u prishen dhe interesa të
tjera ekonomike mjaft njerëzve në mënyrë të padrejtë të gjitha këto do mbajnë
faturë. Ne kemi detyrë ti denoncojmë.

Jeni duke u bërë gati për një
alternativë për shqiptarët?

Alternativa është aty. E vetmja
alternativë që nuk kanë shqiptarët, nuk kanë qeverisje.  Një alternativë për qeverisje, është shumë
e  gatshme opozita dhe në planin politik
dhe organizativ dhe në planin programor.

Opozita PD-LSI?

Po them fronti opozitar, padiskutim që
secila forcë politike përgatitet në përputhje me identitetin e vetë politik por
opozita ka funksionuar si një front i tërë. E keni dëgjuar kryeministrin që thotë  opozita . Tani tu bëj një pyetje, se ky ka
shenja debiliteti politik të fortë. Në qoftë se nuk e ka problem opozitën pse
merret gjithë ditën me opozitën. Teza është kjo sepse Nuk kemi një qeverisje të
mirë sepse opozita është e mirë. Debiliteti politik i qëllimshëm se na bie më
qafë ne të gjithëve, se ky i ka punët në rregull. Ky bën bunkerin, në Surrel i
bën të gjitha, do iki prapë atje në Paris, do thotë sma ditën vlerën. Do ta
shikoni,kur të shkoni për pushime, një aks nga Tirana në Vlorë, ku ka qenë atje
ka mbetur. Që të shkosh nga këtu në Elbasan rruga ku ka qenë atje ka mbetur.
Ajo e famshmja Rruga e Kukësit që të tjerë e bënë e çuan deri në Kosovë atje ka
mbetur përfundoi me konçension. Zyra po ka bërë sa është shqepur. Sokaqe
qytetesh që ua shkulin pllakat nga 10 herë këto ka bërë. Një ministër që
rikontrukton haletë e zyrave ngjan shumë me to.