Petrit Vasili: Korrupsioni kriminal që grabiti 30 milion euro, Prokuroria të fillojë arrestimet nga qeveria

446
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet se vjedhja kriminale te ‘Unaza e Re’ është sheshit dhe e orkestruar nga qeveria. Vasili thekson se Prokuroria duhet të fillojë hetimet, nga qeveritarët e deri te drejtorët.

Postimi i plotë:

Tenderat më konkurrente me zero lekë,me kompani mashtruese dhe me rekorde të zeza dhe vjedhja kriminale është sheshit dhe e orkestruar nga qeveria.
Asnjë justifikim, asnjë alibi,thjesht vjedhje kriminale.
30 milion euro mafiozët e qeverisë i vjedhin dhe kanë bërë gati edhe ku do t`i çojnë deri në Amerikë.
Hetimi i qeverisë fillon nga arrestimi i qeveritarëve dhe drejtorëve.
Çdo sekondë, që këta rrinë nëpër zyra fshehin dhe bëjnë pis provat e korrupsionit.
Prokuroria të shpëtojë veten,të veprojë shpejt dhe të nisë arrestimet nga ministri, kryeministri, drejtorët.
Kusarët e qeverisë në burg ,kjo është më e pakta.