Petrit Vasili: Kolegji Zgjedhor vendos edhe për tredhjen qenve të rrugës po ia kërkoi Babloku!

444
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor kundër dekretit të Presidentit.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet: “Kolegji zgjedhor vendos edhe për tredhjen qenve të rrugës po ja kërkoi Babloku!! Babloklokezit e Kolegjit Zgjedhor ose anëtarët e estradës rilindase mund të vendosin pa frikë edhe për tredhjen e qenve të rrugës po jua kërkoi Babloku.”

“Sot dhanë një vendim hiç, zero dhe idiot për ca zgjedhje që nuk ekzistojnë. Ndaj çdo çështje që të keni o njerëz, që nga konflikti për riparimin e murit të wc, dhunën ndaj maceve, tredhjen e qenve të rrugës etj, çojuani këtyre idioteve se japin vendim këta boll t’jua kërkojë Babloku”,- shkruan Vasili.