Petrit Vasili: “Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet”

481
Sigal

Pas dekretit të ri të presidentit të Republikës që cakton 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet lokale, nuk mund të mungonte reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Shefi i qeverisë, që refuzoi ftesën për takim të kreut të shtetit, vijon me bindjen e tij se, 30 qershori është e vetmja datë për zgjedhjet e pushtetit lokal.

Por Ramës i kthen përgjigje nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se, 13 tetori është data e re dhe për këtë ai duhet të bëhet gati.

Cicëriu prap Rama.

Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit.

Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet.

Ndaj mblidhi vezet, haji dhe të bëfshin mirë.