Petrit Vasili: KiE nxori gënjeshtar Edi Ramën

490
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar Edi Ramën si mashtrues për qëndrimin lidhur me anulimin e monitorimit të zgjedhjeve nga KiE. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se Presidenti i KiE e nxori mashtrues kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kemi nje Kryeminister genjeshtar,qe vesi do ti dale me shpirtin.

Kemi nje kryeministet te marre, qe kerkon te ktheje monizmin qe shqiptaret dhe Europa nuk e pranojne kurre. Kemi nje kryeminister qe i urren shqiptaret si askush tjeter por nje Europe qe vigjelon mbi diktatoret dhe i refuzon,i lufton dhe i përbuz Lexojeni vete cfare thote Keshilli i Europes per zgjedhjet per faqe te zeze te Edi Rames: “Nuk monitorojmë zgjedhje me një kandidat të vetëm”- Presidenti i Kongresit në Këshillin e Evropës deklaratë. Çfarë shkruan më t Presidenti i Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Evropës, Anders Knape, thotë në një deklaratë se misioni nuk vëzhgon zgjedhje pas pjesëmarrjen kuptimplotë të forcave të opozitës.

Anders Knape

Deklarata e plotë:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë “.