Petrit Vasili, kërkesë Ramës: Zgjedhjet parlamentare t’i monitorojë administrata Tramp

32

Prononcohet Kryetari i Grupit Parlamentar të
LSI-së, pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

Petrit Vasili: Zgjedhjet 2017, t’i monitorojë administrata “Trump”, kjo
eviton debatet para dhe pas votimeve

 

·        
Listat e hapura janë kërkuar nga LSI që në 2008-n

·        
Dakord me votimin elektronik, ta vendosë OSBE

·        
Administrata e re e SHBA-ve dhe BE-së të monitorojnë zgjedhjet

 

 

Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për
Reformën Zgjedhore, Prononcohet Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, zoti
Petrit Vasili. Sipas tij, “
E rëndësishme është, që Komisioni rifilloi, pra duhet të
bëjmë të pamundurën të fitojmë mjaft kohë të humbur, pasi nuk e kemi kohën në
dispozicion, që ka mbetur aleati më të mirë, pasi koha shtrëngon. Ky rifillim
ishte i domosdoshëm dhe kërkova edhe në mbledhjen e komisionit, që të punohet
me një ritëm shumë të lartë se sa tani, pasi na duhet të shterojmë shumë çështje
në një kohë relativisht të kufizuar
.” Më tej zoti Vasili theksoi: “Besoj që ka një frymë përgjegjshmërie për të
ecur më shpejt, megjithatë, ecuria në rrugë e sipër do të tregojë që ky vullnet
është i vërtetë, ku sigurisht do të duhet që të kemi konstruktivitet të lartë,
pasi debati shumë i madh dhe shterp nuk do të na ndihmonte, por do të na fuste
në qorrsokake të reja
. Kështu që
kërkohet ritëm dhe konstruktivitet, pasi përgjegjshmëria ndaj zgjedhjeve dhe
kualitetit është një problem madhor. Siç e dini, një nga elementët e rinj të
shtuar për vlerësimin e Shqipërisë edhe në të ardhmen e integrimit evropian,
është pasja e zgjedhjeve me standarde sa më të larta. Sigurisht, ne do të shterojmë të gjitha propozimet që janë
paraqitur, përfshirë edhe propozimet që LSI-ja ka vendosur në tavolinën e
diskutimeve ku aty pastaj do të shikojmë edhe cilat do të jenë edhe dakordësitë
dhe mirëkuptimi i duhur. Për ata që kanë një memorie të vëmendshme, është një
problem i ngritur që në vitin 2008 dhe i mbrojtur fort nga ne, dhe është
vendosur mbi principe shumë të shëndetshme, siç është ai i përfaqësimit sa më
të drejtpërdrejtë të vullnetit të njerëzve. Pra, nuk është një çështje që lind
sot, paraqitet sot dhe propozohet sot. Kanë qenë raporte të vështira, ka qenë
një zgjedhje e rrufeshme. Ju e kujtoni historinë e vitit 2008 ku ne e kemi
propozuar dhe rimarrim duke besuar se një klimë e re më konstruktive, më e qetë
dhe që lexon se çka ndodhur ndër vite, krijon një hapësirë të re për ta rimarrë
çështje. Ne besojmë, se rimarrja nuk ka përse të jetë një tabu dhe nuk besoj se
duhet të ketë të shqetësuar nga kërkesa, pasi nuk ka të bëjë me interesin e
LSI-së, por ka të bëjë me interesin e një procesi sa më të shëndetshëm dhe sa
më përfaqësues lidhur me këtë çështje. Po në këtë klimë ne kemi parë edhe
çështjen e votimit elektronik. Një votim të cilin ne e mbështesim dhe e kemi
mbështetur edhe kur ky është miratuar si një projekt pilot. LSIO beson, se gjykatësi
më i mirë, më i paanshëm lidhur me këtë çështje, përtej këtij debati të fortë
politik, pasi të gjitha palët janë shprehur pro dhe ju e dini që ka pasur një
projekt pilot të miratuar, qëllimi ynë është ky; që ekspertiza më e mirë në
këtë çështje është OSBE-ODIHR dhe do të ishte shumë e vyer të shpreheshin ata
se si duhet të procedonim lidhur me këtë çështje përtej debateve tona politike.
Dhe ky propozim apo sugjerim i tyre do të ishte zgjidhja e mundshme. BE është
prezent në komision, por do të ishte shumë e rëndësishme që edhe administrata e
re amerikane të ishte gjerësisht aktive, qoftë monitorimin, ndjekjen e
procesit, vlerësimin e tij përfundimtar, pasi një vlerësim pozitiv i këtyre
zgjedhjeve, qoftë nga BE, por në mënyrë të veçantë nga SHBA. Në mënyrë të
veçantë administrata e re amerikane, do të thoshte një plus shumë i madh për
vendin tonë dhe do të thoshte një proces integrimi që ecën përpara pa asnjë
pengesë dhe pa asnjë koment negativ dhe pa asnjë lloj rezeve. Kështu që ky
proces jo vetëm zgjedhor, por edhe politik duhet parë në këtë mënyrë.”