Petrit Vasili: Ja si gënjen hapur Edi Rama

628
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gënjeu publikisht të sëmurët me tumor për sigurimin ilaçit të domosdoshëm për ta, dy muaj më parë.
Në një koment në Facebook, Vasili thotë se kreu i qeverisë mashtroi publikisht dhe u tall me njerëzit që kanë nevojë emergjente për ilaçet.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
Kryeministri genjeu e tha ne janar qe do siguronte herceptinen per 10 dite.
Kryeministri genjeu muaj me pare dhe tha: “Pas mbledhjes ne vazhduam dhe do ta çojme deri ne fund detyren tone dhe brenda 10 diteve do te garantojme jo vetem mesuesen por edhe ata qe kane nevoje per ate ilaç se do te rifilloje shperndarja e tij dhe te mos nderpritet”/Tiranapost.al
Sot ministrja e shendetesise pas me shume se tre muaj tha:
“Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne i kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrenjtë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ne të mbulojmë 100% të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manastirliu.
Pse genjejne kaq pacipesisht xhanëm?A kane turp?Po keta te semure qe nuk e moren ilacin ç’fat paten?Po pse me genjeshtra zgjidhet shendeti dhe jeta e njerezve?
Sigal