Petrit Vasili: Ja si gënjen Edi Rama për 613 kg kokainë

458
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët për kapjen e 613 kilogramëve kokainë. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se kur u kap ngarkesa e drogës Edi Rama tha se ishte një aksion i policisë. Ndërkohë që në një intervistë për median gjermane shprehet se droga u kap me ndihmën e partnerëve italianë.
Deklarata e plotë e Vasilit:
“Kryeministri për 613 kg e kokainë është vetëm një gënjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….
Të gjithe shqiptaret e degjuan se cfare tha kryeministri per 613 kg kokaine lidhur me mbeshtetjen e nderkombetareve lidhur me kapjen e saj.
Qe kryeministri eshte genjeshtar i paepur dhe qe genjeshtren e ka menyre jetese po jua le juve ta gjykoni.Por eshte halli i madh,qe do merret vesh shpejt qe e detyron te genjeje.
Ja çfare i thote tani kryeministrit medias gjermane “DIE WELT”:
“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”
Ja cfare deklaronte kryeministri disa jave me pare kur u kap droga:
“fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja, në duart e ç’genjeshtari eshte Shqipëria”.
Sigal