Petrit Vasili: Integrimi për Ramën është hall. Pse mungon në seancë?

515
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në një status në facebook shkruan se teksa kuvendi diskuton integrimin e Shqipërisë, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, nuk ndodhet në kuvend.
”Kuvendi i Shqipërisë diskuton për integrimin e Shqipërisë, as kryeministri Rama dhe as ministri i integrimit Bushati, nuk janë në kuvend”,-shkruan Vasili.
Më tej Vasili shkruan se për qeverinë integrimi është hall, ndërsa për shqiptarët është aspiratë.
”Erdhi Mogerini nga Brukseli në Tiranë për integrimin europian të Shqipërisë dhe këta hipokritë të mbaruar nuk vijnë nga zyrat e tyre në Kuvendin e Shqipërisë kur debatohet për Rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Integrimi për këta është hall, ndërsa për shqiptarët aspiratë”.
Sigal