Petrit Vasili i përvishet Ramës: Po mbyll ditët e tij të fundit si një ordiner

516
Sigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka sulmuar kryeministrin Rama, teksa i ka rikujtuar edhe njëherë atij që po jeton ditët e fundit në krye të vendit.

Postimi i plotë:

Kryeministri po mbyll ditët e tij të fundit si një ordiner.

Pas ngjarjeve të fundit ku Prokuroria dhe Policia e tij ranë përtokë të përdhosur si institucione ordinere dhe të inkriminuara në fshehjen e krimeve dhe mbështetjes së kriminelëve presim kryeministrin të flasë trapllëkun e radhës.
Kryeministri ka ndërtuar vetëm një model, atë të mashtruesit të pacipë dhe këtë jua ka instaluar edhe të gjithë imbecilëve, që e rrethojnë e bashkëplackisin shtetin me të.
Pa dinjitet,gënjeshtar ordiner,llafazan që flet vetëm debilitete dhe shpinëpërkulur përpara kriminelëve dhe çdo lloji tjetër horri ky është ordineri, që shqiptarët kanë në krye të qeverisë.
Ato standarte morale dhe të dinjitetit, që kanë pushtetarët e sërës se tij kudo në glob nuk kane asfarë të bëjnë me këtë syfet në krye të qeverisë shqiptare.
Ky kryeministër e ka të sigurtë vendin në histori si më i neveritshmi dhe më i padinjiteti kryeministër që ky vend ka pasur ndonjëherë.
Në shenjë respekti për veten mos e dëgjoni më jargavitjen mashtruese idiote të tij dhe të idiotëve që kanë marrë përsipër të ikin bashkë me të.
Sa turp!
Ky kryeministër po i mbyll ditët e tij thjesht si një ordiner.