Petrit Vasili i përgjigjet Ramës: Asnjë kompromis, asnjë hap pas

465
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë përgjigje deklaratave të Edi Ramës në Kuvend, ku u shpreh se do të ketë një rishikim të tarifës së Rrugës së Kombit, për banorët e zonës.
Me një reagim në faqen e tij në Facebook, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se nuk ka asnjë tërheqje dhe asnjë kompromis me Edi Ramën.
Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:
Asnjë kompromis me qeverinë dhe asnjë hap prapa!!!
Qytetaret nuk mund te lejojnë tu pihet gjaku dhe kërkojnë
1. Heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.
2. Heqjen e TVSH-s për biznesin e vogël.
3. Anulimin e shtesës së tarifës për ujin e pijshëm dhe taksës së pronës.
4. Anulimin e vendimit për heqjen e ndihmës ekonomike për mijëra e mijëra familje të varfra.
Sigal