Petrit Vasili i përgjigjet Bashës: Je mosmirënjohës ndaj Metës, unë di shumë të vërteta

532
Kryetari i LSI Petrit Vasili i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit sot nga Kruja.
Në një status në Facebook, Vasili thotë se Basha është treguar mosmirënjohës ndaj Ilir Metës. Vasili i ka bërë ftesë Bashës që të përballen në një debat televiziv.
Statusi në Facebook i kryetarit të LSI Petrit Vasili:
I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.
Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.
E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.
Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.
Ky, Luli, është një shans edhe për ty.
Kujtojmë se sot Lulzim Basha sulmoi Ilir Metën nga Kruja duke thënë: “Pazari i fundit i republikës së vjetër ishte zgjedhja e presidentit, u ulën të dy ja futën me shishe vere të shtrenjtë, dhe ky është pazari i republikës së vjetër. As nuk u pyet njeri.
Dy njerëz me verë e me peshk zgjodhën presidentin e republikës së vjetër. Tani meqë është futur te Shekspiri, po ju them se Shekspiri ka dhe një vepër, “Tregtari i Venedikut”. Tregtarit të Venedikut që u zgjodh president dua ti them ta marrë me shumë qetësi dhe dashuri faktin që SH.P.K e tij do të shkojë drejt falimentit total më 25 qershor.
Sistemi i skllavërimit politik merr fund më 25 qershor. Mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SH.P.K-së”. 
Sigal

Image