Petrit Vasili: Humor i zi, Rama si Don Kishoti kritikë Gjermanisë dhe Francës

570
Në një konferencë për mediat, me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, Edi Rama është shprehur se “ka forca dhe vende anëtare në BE që nuk e duan zgjerimin dhe nuk e duan anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Mbi këtë qëndrim të Ramës që ”sulmon” Francën dhe Gjermanisë, ka reaguar LSI-ja. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan në në postim në facebook, se Rama po sillet si Don Kishoti dhe se është një humor i zi deklarata se vende të BE-së janë skeptike të zgjerimit. Sipas Vasilit, vendet që Rama i ”sulmon”, janë lokomotiva e ekonomisë europiane.
”Rama si versioni negativ i Don Kishotit u tregon vendin skeptikëve europiane. Ç’humor i zi. Po kush janë skeptikët: Janë lokomotivat e ekonomisë europiane. Janë vendet e standartit më të lartë në zgjedhje. Janë vendet e shtetit ligjor model”,-shkruan Vasili.
Nga ana tjetër, Vasili vë në pah cilësitë e Edi Ramës. ”Po kush kryeministri butaforik i Shqipërisë: Është rrënuesi i ekonomisë së vendit te tij. Është hajduti i zgjedhjeve dhe mbështetesi i krimit të organizuar e trafiqeve. Është ai që la Shqipërinë pa sistem drejtësie që nga gjykata kushtetuese”.
Postimin Vasili e mbyll duke shkruar se qeveria e drogës dhe krimit do të na çojë përpara……drejt humnerës.
Sigal