Petrit Vasili: Gënjeshtar i palodhur për negociatat ky babloku!!(VIDEO)

559
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk heq dorë nga demaskimet e kryeministrit Edi Rama. Duke marrë shkas nga deklaratat e Ramës për dështimin e tij dhe qeveriosë që ai drejton sa i përket mos hapjes së negociatave me BE-në, Vasili rikthen në vëmendjen e publikut pamjet e ekzaltimit të Edi Ramës një vit më parë i cili trumbetonte me të madhe që Shqipëria kishte tashmë një datë për negociatat, si dhe pamjet kur ai personalisht dekoroi edhe 4 ambasadorë si shpërblim për rezultatet e arritura në dështimin e procesit të integrim. Bëhet fjalë për ambasadorët: Ardia Sakiqi, Suela Janina, Kuko, dhe Tola.
Reagimi i Petrit Vasilit
Gënjeshtar i palodhur për negociatat ky babloku!!(VIDEO).
Babloku është shkaku i vetëm që negociatat për anëtarësim nuk u hapën.
Sot babloku bërtet e çirret rrugëve se për dështimin e tij fajin ja paska opozita dhe jo lidhjet e bablokut me krimin, korrupsioni i shfrenuar dhe vjedhja e votave me kriminelët.
Po ky babloku një vit më parë në qershor 2018 gënjeu sa u lodh, ulërinte nga gëzimi, bile dekoroi edhe ambasadorë për suksesin madhështor të hapjes së negociatave.
Shiheni VIDEON e këtij babloku dhe kuptojeni një herë e mirë që ky vetëm të gënjejë di.