Petrit Vasili: FMN rrëzon koncesionet e Kryeministrit

510
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se në raportin e FMN-së, lexohet qartë se koncesionet janë “rrezik domethënës fiskal” për ekonominë e vendit.
”FMN foli qartë, që koncesionet janë “rrezik domethënës fiskal” për ekonominë e vendit. Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve”,-shkruan Vasili.
Ndërsa për këtë partneritet, kreu i grupit të LSI-së, e quan si zgjedhje e gabuar, që për shumë vite ”grabiti” paratë e shqiptarëve. ”Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve”,-shton më tej Vasili.
Në fund, Petrit Vasili akuzon kreun e qeverisë, ku sipas tij, mashtroi me premtimin se borxhe ndaj bizneseve nuk do të kishte më.
”FMN thotë që qeveria u ka borxh bizneseve 120 milionë euro. Po ky kryeministri u shqye duke thënë qindra herë se borxhe ndaj bizneseve s’do të kishte më si në qeveritë e “poshtra” të mëparshme. Në fakt dihet që ky kryeministër edhe genjeshtrën e ka zanat, por edhe ia fut kot se nuk kupton asgjë nga ekonomia, sepse aq shkollë ka dhe aq ia thotë”,vijon Vasili.
Sigal