Petrit Vasili: Ekonomia shqiptare në konfuzion, koha për një pakt kombëtar

453
Petrit Vasili është shprehur në rrjetin social “Facebook” se ka ardhur koha për një pak kombëtar mbi ekonominë i cili do të ndryshojë gjendjen katastrofale. Vasili ka thënë se fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale do e kthejnë varfërinë dhe papunësinë në sëmundje pa shërim.
“Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.”
Sigal