Petrit Vasili: Edi Rama vjedh paratë publike, unaza e re është sot simboli i çmendurisë së grabitjes shtetërore

445
Sigal

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cilëson reagimet e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit, si mashtrime që nuk i beson askush.

Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se Edi Rama është sot vetëm përballë gjithë botës.

Edi Rama vetëm fare përballë gjithë botës!!

S’ka shqiptar por edhe ndërkombëtar, që nuk e ka të qartë që Edi Rama përveç se të vjedhë zgjedhjet nuk di asgjë tjetër.

Gjithë bota e di që Shqipërine e ktheu në Kolumbi vetëm Edi Rama.

Gjithë bota e di që Edi Rama vjedh paratë publike si asnjë tjetër dhe unaza e re është sot simboli i çmendurisë së grabitjes shtetërore.

Gjithë bota e di që është vetëm Edi Rama që ka shtyrë zgjedhjet për një çertifikatë.

Sot Edi Rama është vetëm fare.

Interesante është kur flet sepse të vetmen garë të sinqertë ai e ka me veten….për të thënë çdo ditë një budallëk më të madh se një ditë më parë.

Ky i fundit është edhe i vetmi sukses i merituar i Edi Ramës si kampion i vërtetë i budallëkut.