Petrit Vasili: Edi Rama, gënjeshtari global

510
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e Edi Ramës lidhur me buxhetin e shtetit për ushtrinë shqiptare.
Vasili thotë se Edi Rama u ka raportuar shifra të ndryshme partnerëve në NATO dhe sekretarit të SHBA për Mbrojtjen.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Kryeministri “Genjeshtar Global”, thote shpenzojme 2% ne NATO,Mattis thote aferim po e bete ne 2024.
Kryeministri i Shqiperise ka vetem nje merite eshte shnderruar ne nje Genjeshtar Global.
Kryeministri pak dite me pare pa u skuqur fare NTV gjermane deklaron per NATON:
Pyetje:Po në lidhje me shpenzimin e dy përqind të produktit të brendshëm bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?
Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë dy për qind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në NATO …
Sekretari amerikan i mbrojtjes Mattis ne takim me ministren e mbrojtjes se Shqiperise Xhaçka ne SHBA ne prill 2018 thote fare qarte:
“siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024”.
A ka turp ky kryeminister.Mire qe genjeu dynjane e mori spitalin ushtarak,helikopteret e shendetesise,
helikopteret e min brendshme shto presh qepe e lakra per te genjyer NATON per buxhetin e mbrojtjes, por edhe tani vazhdon dhe genjen derrçe.
Kryeministri thote shpenzojme 2% Sekretari i Shtetit Mattis thote aferim po i bete 2% ne 2024.
Kryeministri e meriton te quhet Genjeshtar Global,mashtrimet e tij i kaluan tashme dhe oqeanet.
Sigal