Petrit Vasili: Edi Rama është një mashtrues këtë e ka kuptuar edhe shqiptari më i fundit

437
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit. Vasili sjellë një deklaratë të Edi Ramës në vitin 2013, kur kryeministri u bënte thirrje efektivëve të policisë që të blejnë vota për Partinë Socialiste.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Mashtruesi Edi Rama dje dhe sot për Policinë!!

Edi Rama është thjesht një mashtrues këtë e ka kuptuar edhe shqiptari më i fundit. Kush e beson me Edi Ramën do të thotë se nuk ka asnjë fije respekti për vehten.

Pasi keni parë nga publikimet e BILD dhe se si e katandisi policinë për shkak të komisarëve të inkriminuar në një hajdutë ordinerë votash,

Shiheni vete këtë mashtrues të pacipë se ç’thoshte për policinë në 2013 në fushatë elektorale, shiheni gjithashtu po këtë syfet se si i bënte thirrje policisë të bënte vota për PS.

Për këtë të fundit edhe u padit nga LSI por prokuroria ja mbylli krimin se mashtruesi kishte kërkuar gjoja falje në FB. Çfarë turpi!

Në këtë mënyrë shuani çdo iluzion për këtë mashtrues dhe demagog.