Petrit Vasili: E kemi bërë shumë të qartë, të largohet Rama që të na japi mundësi për zgjidhje politike

495
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nga studio e Fax News e ka bërë të qartë edhe njëherë se nuk ka dialog me Ramën, por ka vetëm një kërkesë për zgjidhjen e krizës politike, që është largimi i tij me qëllim hapjen e bisedimeve për një qeveri tranzitore.

‘Ky është i çartur, nuk kemi kërkuar dhe kemi thënë qartë që është i përjashtuar nga dialogu, pasi është problemi kryesor i krizës dhe këtij halli që ka pllakosur Shqipërinë. E kemi bërë shumë të qartë, të largohet ky që të na japi mundësi për zgjidhje politike dhe qeveri trazitore. Jo ne që kemi një tjetër përgjegjësi për vendin, por as pranuan të bënin dialog studentët me të. Studentët i dhanë mesazh këtij populli që me atë njeri nuk mund të dialogohet. Pjekuria politike e studentëve nuk kishte pse të ishte e ndjeshmërisë që ka opozita, por këtë konkluzion që të dialogësh me Kryeministrin, do të thotë të shkosh pas dhe jo përpara. Kështu që shkaktari kryesor largohet dhe hapet rruga për interesa të mëdha, që janë interesa të vendit.’, tha Vasili.