Petrit Vasili: Drejtësia nuk funksionon

219
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se ndryshimi i propozuar në rregulloren e Kuvendit është në vijim të mbrojtjes që socialistët i bënë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “PS kërkon të krijojë një mburojë të re, akoma më të fortë, një korracë të pakapërcyeshme për çdo çështje korruptive apo çështje të rëndë kriminale që mund të vijë në parlament për pushtetarë të saj apo dhe deputetë të saj. Duke krijuar procedura të tilla ndaluese që drejtësia të mos funksionojë dot kurrë mbi ta”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Pika e nxehtë e debatit ka të bëjë me riformulimin e mënyrës së kërkesës nga ana e Prokurorisë për arrestimin e një deputeti, ku sipas ndryshimeve të propozuara duhet të përmbajë një relacion të shoqëruar me prova. Për opozitën një element i tillë është i papranueshëm, pasi sipas saj, e kthen Parlamentin në Gjykatë e synon të krijojë një mburojë për paprekshmërinë e ministrave apo deputetëve të shumicës ndaj akuzave për korrupsion apo përfshirje me krimin.