Petrit Vasili: Deklarata e Pavarësisë dhe Plani Ahtisaari asgjësojnë riciklimin e të shkuarës në Kosovë

574
Sigal

Nga Petrit Vasili

Riciklimi i te shkuares se eger dhe te zymte eshte reja e erret, qe ka filluar te cfaqet mbi Kosove.
Diskutimin e teritoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavaresise dhe Plani i Ahtisaarit.
Cdo rihapje e debatit riciklon te shkuaren e erret te cilen Kosova se bashku me SHBA dhe te tjere e zgjidhen me lufte.
Megjithate per kedo,qe i eshte erresuar memorja po i risjell edhe nje here pjese nga tre dokumente qe jane themeli i Kosoves se pavarur dhe saktesisht 1.percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit, 2.percaktimin ne Deklaraten e Pavaresise dhe 3.Vendimin e Gjykates Ndrekombetare te Drejtesise

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:
“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

2.Ja ç’thote Deklarata e Pavaresise:
“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën “Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Keto tre dokumente jane kolonat qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.
Keto tre dokumente i lejojne Kosoves qe te ece ne rrugetimin jetik europian.
S’ka fuqi dhe tavoline qe i zhben dot keto tre dokumente.
Dialogu me Serbine ka nje premise te pakapercyeshme per te vazhduar me tej njohjen e Kosoves.
Sa kohe qe kjo nuk ka ndodhur kjo, debatet per “korigjime” e “redaktime” kufijsh jane debate verore,qe zgjasin sa vapa e gushtit.