Sigal

Petrit Vasili për Teatrin

Ndalur te zhvillimet e fundit të protestës, thirrja që tashmë i drejtohet Presidentit dhe jo kryeministrit, për një kthim të ligjit, mosdekretim të ligjit , a duhet ?

Së pari qëndrimi ynë lidhur me këtë nuk është thjeshtë më një aferë e thjeshtë tregtare, absolutisht është një aferë ekonomike e frikshme. Shifrat që znj.Vokshi paraqiti sot janë të vërteta, nuk janë tepri, mundet që operacioni financiar të jetë edhe më i  madh se kaq. Por më shumë se çdo gjë tjetër është që Tirana merr mesazhin dhe nëpërmjet Tiranës gjithë Shqipëria për çrrënjosjen e gjithçkaje jo vetëm të së shkuarës së saj të mirë, historisë së saj, vlerave të patjetërsueshme të cilat ky vend ka ndërtuar në vite dhe  vendosjes së simboleve të shtrembta, negative të cilat përdorin në mënyrë të poshtër pushtetin, pasi stabilizojnë një simbolikë të re të shëmtuar që është simbolika e kryeministrit i cili vuan nga paranoja që edhe kur të ketë ikur nga pushteti të ketë lënë gjuhën e tij të turpit në mes të qytetit. Pasi praktikisht i gjithë ky kompleks historik është një kompleks historik ku për fat të keq në Shqipëri dhe në Tiranë në mënyrë të veçantë është treguar me zemërgjerë, më vizionar pushtuesi sesa ata që kanë detyrim të mbrojnë vlerat e qytetit. Pushtuesit na kanë përvijuar një qendër qyteti që i rezistoi kohës, për të cilët ne jemi të lumtur, jemi krenarë pasi duar të mira arkitekturore u përdorën, përfshirë këtu dhe kompleksin e Teatrit dhe gjithçka pra pushtuesi pati një ndjeshmëri më pozitive. Ata që kanë detyrën ti konservojnë me xhelozi, me çdo mjet, me çdo kusht këto gjëra janë ata që janë shkatërruesit e mëdhenj. Për tiu dhënë të kuptojnë shqiptarëve që mund të shkulim çdo  gjë nga rrënjët tuaja dhe në emër të parave të shumta të pista sigurisht ne mund të ndërtojmë të tjera realitete, qpfshin të pista, qofshin të ndotura por që janë këto imponimi ynë. Dhe në këtë rast nuk është beteja për ndërtesën e Teatrit. Teatri sot ka simbolikën e mbrojtjes së atij identiteti kulturor, shoqëror dhe politik për aq sa vlen politika në këtë rast, lidhur me të sotmen dhe me të ardhmen. Shqipëria e projektuar me çrrënjosjen e çdo vlere të saj është një Shqipëri që shikon realitete të errëta dhe të zeza. Një Shqipëri që i mbron dhe i kultivon më tej vlerat e saj është një Shqipëri që ka të ardhme. Pra është beteja ndërmjet një të ardhme të ndritur dhe një të ardhme  të zymtë. Deri tani me votat e 70 e ca të papërgjegjshmëve në parlament, po fiton një e ardhme e zymtë. Të gjithë janë thirrur që të mbrojmë një të ardhme më të mirë pra beteja këtu është filozofike, botëkuptimore, është një betejë e thellë ndërmjet të mirës dhe të keqes. Patjetër të gjithë duhet të jemi të shqetësuar të mos na zërë gjumi natën sepse në momentin që e keqja fitoi jemi të gjithë në një obskuratinzëm i cili do zgjidhet, por trauma për ta zgjidhur do jetë shumë më e fortë. Shqipëria nuk meriton një traumë të fortë.

Është e vetmja zgjidhje tashmë, përgjigja e Presidentit?

Unë tu them sinqerisht nuk e kam pasur kurrë në mënyrën time të të bërit politikë, të komentojë asnjë nga presidentët e Shqipërisë. Nuk kam komentuar as Presidentin Meta, as Presidentin Nishani, as z.Topi, Moisiu e të gjithë me rradhë. Pasi integriteti i një insititucioni që është në nivel kombëtar, pasi simboli i unitetit kombëtar në institucionet e gjithë këtij vendi është pikërisht Presidenti qoftë për mënyrën si zgjidhet por dhe për atë që përfaqëson si institucion. Është krejtësisht i ndryshëm nga institucioni i Kryeministrit apo dhe i Kryetarit të Parlamentit të cilët janë produkte të një mazhorance të caktuar. Prandaj unë nuk e komentoj por kam një gjë shumë të qartë. Qytetarët qartazi janë vendosur në një mbrojtje jo thjesht të teatrit por në mbrojtje të së mirës dhe në luftë me të keqen. Ky raport është në sytë e opinionit publik, natyrshëm është dhe në sytë e institucionit të presidencës, sepse besoj që i ndjek këto zhvillime. Së dyti bashkë me çështjen po stabilizohet dhe një dimension tjetër. Unë jam shumë i lumtur sot që jam këtu dhe jo në një media tjetër, pasi vetmja media shqiptare vizive e cila ka ndjekur me gjakftohtësi në mënyrë të paanshme por me objektivitet duke ua dhënë qytetarëve se çfarë ndodh me teatrin sesi protestohet, ka qenë vetëm Fax Neës. Ndërkohë që edhe për detaje banale dikush që ra nga biçikleta,sigurisht që duhet pasqyruar por nuk është një lajm mund ta japin në 7-8 media. Aktivitetet të cilat janë fatet e vendit, mund të jenë fatet dhe vetë të mediave pasi e keqja të fitojë kanë pasur një censurë të pabesueshme nga e cila ne menduam se ishim ndarë vite më parë. Sot ju jeni të vetëm por besoj jeni shumë të dashur për publikun që i jepni mundësinë të shikojë edhe në skajet e largëta të vendit se çpo ndodh. Ndërsa mediat e tjera për fat të keq i kanë vënë një perde syve dhe nuk i kanë lejuar as publikun ti shikojë.

Vazhdimisht PD dhe LSI, ka deklaruar se do ta mbështesi në çdo formë ligjore këtë protestë por duket që në terren nuk po mbështetet dhe aq. Ky është versioni që ka ardhur dhe nga vetë artistët, përfaqësues të shoqërisë civile…

Nuk mendoj kështu, mendoj që mbështetja e kësaj kauze ka qenë pa ekuivok.Si LSI kemi pasur një zgjedhje tonën, nuk kemi dashur kurrë që politika të jetë në vijën e parë. Është mbështetëse absolute, ju patë dhe në sallën e parlamentit, ka trajtuar opozita me një nivel politik por dhe qytetar, intelektual si asnjë opozitë tjetër e ka mbrojtur atë kauzë në sytë e gjithë shqiptarëve dhe ka bërë një mision të mirë opozita. Unë jam ndier mirë që opozita e ka bërë dhe që unë jam pjesë e opozitës për atë detyrë që bëri në sallën e parlamentit. Ka qenë dhe në protestat e artistëve në mënyrë të vazhdueshme. Unë vetë kam marrë pjesë ende pa filluar protestat  dhe në dëgjesat  artistët kanë bërë që kanë qenë shumë të argumentuara të bazuara dhe mbi të gjitha me një nivel intelektual shumë të lartë, ku dallonte niveli i tyre nga niveli shumë i ulët prej përvetësuesit apo rrëmbyesit që kishte qeveria. Një diferencë të madhe, edhe Kryetari i PD ka qenë. Kryetarja e LSI-së, znj.Kryemadhi është prononcuar në mënyrë të vazhdueshme edhe në sallën e parlamentit dhe jashtë asaj. Ky shqetësim është mbarëqytetar pasi dëmi i jashtëzakonshëm i fitores së të keqes do jetë një dëm që do bieri gjerësisht mbi qytetarët. Pra nuk do dëmtohet një pjesë e politikës, pra nuk do dëmtohet opozita, këtu bëhet fjalë për të mbrojtur  qytetarët në një kauzë të madhe. Ndaj kanë qenë ata në vijë të parë, ne kemi qenë do të vazhdojmë të jemi mbështetës padiskutim me të gjitha mundësitë, mënyrat dhe format.

Edhe kur të bëhet fjalë për rezistencë?

Të çdo lloj forme patjetër,  në momentin që është këtu çështja për të mbrojtur vendin nga e keqja çdo rezistencë, çdo mjet, çdo formë është legjitime. Pasi praktikisht mbrohet shteti, ju e dini shumë mirë që shteti ka bërë ligje speciale, siç ato ligjet mbi tatimin  special që vinte Enver Hoxha në 45, u rrëmbente atyre që i quante të pasur. Sot me një ligj  special përsëri rrëmbehet prona publike i jepet dikujt dhe dalin ato qindra milionë që znj.Vokshi i demonstroi. Pra kur plaçkitet prona publike, plaçkitem dhe unë dhe ju dhe kameramanët tuaj. Është e përbashkët, nuk është prona e qeverisë. Dhe kur e grabit në mes të Tiranës që në periferi çmimet e metrit katror rriten kurse në zemër të Tiranës, është zemra e Shqipërisë ajo ulen. Pra poshtërsia e hajdutërisë është sheshit dhe të gjithë bashkë jemi këtu për të mbrojtur të përbashkëtën tonë sepse kur  e përbashkëta jonë shpërdorohet jemi të gjithë të vjedhur, të plaçkitur edhe të dhunuar pse jo.