Petrit Vasili: Besa Shahini një shkollëpakët më shumë në oborrin e Shkollëpakut

577
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke ndërhyrë në debatin midis Presidentit Meta dhe Ministres së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të UT-së, Mynyr Koni, ka akuzuar Ministren e Arsimit si të paaftë e cila sipas tij nuk kupton asgjë nga detyra ku është emëruar.

Vasili e ka cilësuar Shahini si një shkollëpake më shumë në oborrin e Shkollëpakut.

Ministresha e Arsimit me shqipen e çalë si logjika e saj, shpjegon pikëllimin e saj se Presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj për heqjen e një rektori-shprehet Vasili.

Postimi i tij i Plotë:

Besa Shahini një shkollëpakët më shumë në oborrin e Shkollëpakut.

Ministresha e Arsimit me shqipen e çalë si logjika e saj, shpjegon pikëllimin e saj se Presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj për heqjen e një rektori.

Kujtesa e çalë e Ministreshës ashtu si shqipja e saj nuk ndriçon gjëkundi, ndaj hajt ta ndihmojmë me sa mundemi :

Manifestimet e studentëve u shtrinë anë e mbanë vendit në të gjitha universitetet dhe jo në një universitet të vetëm.

Reforma në arsimin e lartë e refuzua dhe kundërshtua shumë fort dhe pa asnjë kompromis nga studentët anë e mbanë vendit.

Manifestimet e studentëve filluan përpara Ministrisë së Arsimimit për ditë e javë të tëra dhe protestuesit vinin nga të gjithë universitetet anë e mbanë vendit.

Shkollëpaku, që ka mbi vete Ministresha përzuri edhe ministreshën e mëparshme të arsimit nga detyra si përgjegjëse për reformën e dështuar kryq e themel dhe për një thes me budallëqe që tha për të mbrojtur dështimin.

Reforma në arsimin e lartë si një turp i vërtetë ka futur në krizë të gjithë arsimin e lartë anë e mbanë vendit dhe jo një universitet të vetëm.

Pakti për universitetin ishte një laksativ për bllokimin politik të qeverisë dhe jo zgjidhje për krizën e arsimit të lartë në Shqipëri.

Pakti për universitetin është thjesht një gjethe në lakuriqësinë e dështimit të qeverisë në arsimin e lartë në të gjitha universitetet anë e mbanë vendin.

Ministresha në vend të reflektimit demostroi një histeri qesharake për të shuar kënaqësitë politike të Shkollëpakut dhe hiç më shumë se kaq.

Dështakët e importuar në qeverinë shqiptare si puna e kësaj ministreshe janë mesazhi më keq se si mediokriteti, servilizmi patologjik dhe padija sundojnë si një inkuizicion i vërtetë mbi dijen, të ardhmen e të rinjve shqiptarë dhe perspektivën e tyre.

Kjo Ministreshë do të ikë dhe pas do të mbetet thjesht kujtimi i shëmtuar i një malli të skaduar importi, që nuk bëri hajër mes të vërteve dhe që pastaj u riciklua pa sukses në Shqiperi….

Por do kujtohet akoma më shumë sa herë do të flasim për Shkollëpakun dhe shoqet e tij….