Nga: Petrit Vasili

BE ne Tirane na ka bere me turp te gjithe ne shqiptareve me dashurine e saj “te perveluar” per Shqiperine.
BE ne Tirane po na “meson” vertet ta duam atdheun tone.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe me droge, ndersa ne nuk dime ta duam ate me droge.
BE e do Shqiperine me drejtesi te partise ne pushtet,ndersa ne e duam me drejtesi te barabarte per te gjithe.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te plaçkitur me koncesione,ndersa ne jemi kunder vjedhjes parave publike dhe mundit e djerses se mijra shqiptareve.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te braktisur nga dhjetra mije shqiptare,qe emigrojne ne dhe te huaj,ndersa ne duam qe te gjithe shqiptaret te jetojne ne atdheun e tyre.
BE ne Tirane e “do” vertet Shqiperine,por ate Shqiperi,qe shkon ne humbetire, ndersa ne nuk e duam atdheun tone te mjeruar,te varfer,te deshperuar e pa te ardhme.
Pra BE ne Tirane me te vertet e do me shume Shqiperine se sa ne.
E keqja eshte se ne kurre nuk duam dhe do ta refuzojme shume rrepte nje Shqiperi si kjo qe do BE ne Tirane, edhe sikur kjo e fundit te na thote kete ne shume gjuhe,perfshire ketu anglisht e sidomos kroatisht.