Petrit Vasili: Banda qeveritare e bashkiake qan para artistëve, kur 1 miliard eurove u ka punuar qindin

542
Sigal

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili për të disatën herë ka reaguar në facebook lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. “Qindra milionë euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë”,-shkruan Vasili. ”Konçesione, që shpërdorojnë çdo minutë, euro pa fund, pa shënuar asnjë ndryshim në shëndetësi, përveçse thellojnë përditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria. Miliona pa fund për portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për konçesione në shëndetësi”.

Postimi i plotë i Vasilit

300 milion euro koncesione në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv, për teatrin s’ka lekë.

Qindra milion euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë. Koncesione, që shpërdorojnë çdo minutë euro pa fund pa shënuar asnjë ndryshim në shëndetësi, përveçse thellojnë për ditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria.

Miliona pa fund për Portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për koncesione në shëndetësi.

Rreth 1 MILIARD euro me zero impakt.

Per teatrin para nuk ka. Po a kanë turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritarë e bashkiake, që shkojnë e qajnë e lajnë përpara artistëve që medemek s’kanë para për teatrin, në një kohë që rreth 1 MILIARD eurove u kanë punuar qindin.