Petrit Vasili: Ata që premtuan “Peshqit e Mëdhenj” e kishin fjalën për ata që do lëshoheshin

627
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për ekstradimin e një prej të akuzuarave si financier i bandës së “Habilajeve”.
“Ndjese 1000 here i paskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan për peshqit e mëdhënj.
Ata që folën ne janar për peshqit e mëdhenj e kishin fjalët që peshqit e mëdhenj do lëshoheshin dhe jo do kapeshin. Ndjese përseri për keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave të rrjetës se përkohshme të prokurorisë, që peshqit të dalin të gjithë dhe pa siklet”,- shprehet Petrit Vasili.
Nezar Setiaj u arrestua në një operacion në Vlorë tre muaj më parë. Ai dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, ndërsa këta të fundit akuzohen për lidhje me ministrin Saimir Tahiri.
Vendimi i ekstradimit u dha nga Ministria e Drejtësisë, në kohën që gjykatat shqiptare kishin kërkuar mbajtjen e tij në burg për llogari të drejtësisë Italiane. Seitaj nuk ka folur për prokurorinë shqiptare dhe Krimet e Rënda shpresonin që me dëshminë e tij të gjenin fakte për trafikun e drogës dhe implikimin e ish-ministrit.
Sigal