Petrit Vasili: Asnjë kompromis me grabitësit e qeverisë, duhet të përgjigjen

444
Sigal

Fjala e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, në takimin me strukturat e LSI Tiranë

Të nderuar vëllezër dhe motra

Pyetja e madhe është:

Për çfarë shkojmë ne në 2 qershor në shesh? Këtë duhet të ndajmë me çdo qytetar, i cili dëgjon paradite një të marrë atje që qesh e zgërdhihet, i keni parë skenat që bën, dhe çfarë ndodh realisht? Realisht ndodh kjo” Çdo qytetari duhet t’i shpjegojmë që përditë në xhepin e tij mbeten para për t’u paguar, ai brez pas brezi, se duan të vjedhin këta. Kam denoncuar sot publikisht 330 milion euro për dy rrugë bishta rruge, ku vidhet në 10-15- fishin. Ky është mesazh që shkon edhe për Edi Ramën edhe për ato që ka thënë sot në Kuvend në atë OMGJ që ndodhet atje, me ato palo burra e gra që venë e turpërojnë atë sallë. Para disa ditësh kemi denoncuar 140 milion euro të tjera që për shkak të kapricove të Edi Ramës u humbën në gjyqin me një biznesmen italian, pritet të humbasin edhe qindra milion të tjera. Shqiptarët janë përpara piramidave të vërteta financiare, por kjo është piramidë financiare shtetërore.

Ka emër, ka mbiemër, ka edhe njerëzit që mbajnë përgjegjësi. I pari është Edi Rama dhe më pas të gjithë ata që vijnë përqark, të cilët janë një bandë e strukturat hajdutësh. Në qoftë se çdo qytetari, ai që na dëgjon dhe ai që komunikon me ju, ia shpjegoni këtë gjë, do t’i thoni që në 2 qershor në shesh dhe çdo ditë që do na duhet të vemi në shesh, vemi që të mbrojmë veten dhe familjet tona. Janë prishur shtëpitë në mes të natës mbrëmë. 30-40-vjeçarë banorët atje si kriminelë në mes të natës, ua rrëmbyen, ua shkatërruan dhe u nxorën jashtë nga pronat e tyre e nuk kishte kush t’i mbronte. Pra, kemi përpara shtetin e gangsterëve. Secili shesh është për të mbrojtur veten. Keni dëgjuar opozita, opozita. Opozita ka detyrën dhe po bën shumë mirë ta udhëheqë, por secili shkon atje për veten dhe familjen e tij. Këtë duhet t’i shpjegoni gjithë qytetarëve. Të shpëtojnë që të mos u vijnë në mes të natës e t’i nxjerrin përjashta. E dyta, të mos dinë që do t’u mbyllet biznesi brenda natës, do t’u vijnë këta çakejtë e Tatimeve. E treta, të mos vijnë atje lemerisen se u vjen i forti atje u vë dhe gjobën dhe s’ka kush e mbron. Që motrat dhe nënat tona të mos shkojnë dot as në polici se nuk jua merr njeri as denoncimin, por në vend të denoncimit kanë vënë këta maskarenjtë që u hedhin gaz njerëzve.

Prandaj është momenti për të shpëtuar familjen tonë në radhë të parë dhe shtetin në radhë të dytë. Po e them familjen tonë sepse zemra e familjes sonë është e rrezikuar, secili baba, burrë shtëpie del me merak për gruan, del me merak për fëmijët e tij, sepse shteti është i pasigurt. Prandaj, çfarë do të thotë 2 qershori? Do të thotë për te qene kunder këtyre që kanë marrë, kanë rrëmbyer shtetin dhe për t’i vënë një gur themeli vetes dhe familjes sonë. Me këtë duhet të vemi kudo dhe papajtueshmëria ka për të qenë ashtu siç jua kam thënë ditën e parë, të protestës së parë, jam i lumtur që e kam thënë për herë të parë që me këtë lloj bande nuk duhet bërë asnjë hap pas. Një hap pas ne, do të thotë krimi bën 100 hapa përpara dhe ne jemi të humburit e mëdhenj. Kështu që vëllezër e motra të gjithë së bashku i keni dhënë edhe emër, edhe jetë, edhe vendosmëri këtij vendi dhe vetes suaj. Sot secili nga ju pas çdo proteste e ndien veten më të fortë, e dini që jeni ju që do të fitoni, ndërsa ata janë në hall se e dinë që orët e kanë të numëruara. Sot, ngaqë gjithmonë ato paratë i kanë vjedhur rehat e rehat vetë, nuk kanë pyetur për njeri. LSI propozoi ligj për koncesionet në parlament dhe në tre vjet ata e refuzuan, nuk e miratuan, nuk e kaluan asnjëherë. Sot ngaqë përgjegjësia është shumë e madhe, e dinë që do venë në burg, por marrim edhe këta OMGJ-të, deputetët që janë atje që të votojnë edhe ata dhe të thonë pastaj që përgjegjësinë e kanë të gjithë bashkë këta. Po ju lajmëroj që nga kjo sallë: Përgjegjësia ka për të qenë individuale, deputetë, kryeministër, ministër, çfarëdo që të jetë dhe këtu është me besa besë, kush do t’i hiqet mbrapa betejës për t’i shporrur këta horrat deri në fund ka për të qenë, të paktën në raport me mua, armiku im personal. E mbyllim këtu, Faleminderit!