Sigal

Nga Petrit Vasili

Manipulohet votimit te ligjit për teatrin,përgjegjësi penale nga kryetari tek më i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit për teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton votues.
Ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës se kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor.
Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet të deklarojë që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente të votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar.
Tanimë hajdutët e votave janë ulur këmbëkryq në parlament dhe në krye të qeverisë.
Në se prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj atëherë çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim.

No automatic alt text available.