Sigal

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, kritikon qeverinë “Rama”. Në një reagim fill pas publikimit të raportit, Petrit Vasili, shprehet se DASH foli qartë për çëshjten e zgjedhjeve. sipas tij të vjedhura nga qeveria Rama.

“Departamanti Amerikan i Shtetit foli qartë, zgjedhjet e 2017 ishin:
Shitblerje vote dhe presion. Nga shitblerja e votës u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetët që ndertuan kapjen e shtetit.”- u shpreh Vasili, i cili më tej shtoi se qeveria e kryeministrit Rama është e jashtëligjshme. Në fund të deklaratës së tij, Vasili tha se “rrëzimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, është shpëtimi i demokracisë dhe qytetarëve”.