Petrit Vasili: Alarm, Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë. Qeveria është bere njësh me të

441
Sigal

Intervista e ish-Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, për ‘Fax News’

Kemi pasur një deklaratë të kreut të PD-së, z. Basha për DW, ku ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa u dënuar ata që sipas opozitës kanë vjedhur zgjedhjet e shkuara. A ka një ndryshim në qëndrimin e opozitës? A do shkohet në zgjedhje pa kryeministrin Rama?

Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e opozitës. Ajo që Basha ka thënë është në koherencë të plotë me mënyrën sesi ne jemi larguar nga Parlamenti, për të cilën ne jemi në protesta pa ndalim dhe për të cilën shumica tashmë dërrmuese e shqiptarëve është në mbështetje të plotë të kësaj kauze.

Sepse kur asnjë nga ata që janë kapur fajtorë në flagrancë nga vetë Prokuroria shqiptare, për asnjërin prej tyre nuk ka as më të voglin dënim, as më të voglin hetim apo qëndrim ligjor, absolutisht nuk mund të ketë pajtueshmëri as me këtë kryeministër që është koka e Meduzës, pra inspiruesi, përdoruesi, njeriu që krijoi këtë filozofi të grabitjes së votës me kriminelë dhe me askërrkënd tjetër.

Ju e keni përcjellë sot se si lihet në burg Dorjan Protoduari, një djalë atje të Unaza e Re që mbron banesën e tij dhe se si kriminelët dhe maskarenjtë e pushtetit që vjedhin vota janë përjashta dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Kjo është drejtësia? Kjo qeverisje do t’i drejtojë zgjedhjet? Nëse kanë cënuar rendin dhe sigurinë, edhe protestuesit duhet të marrin dënimin e duhur… Këto janë pyetje shejtani që nuk vlejnë për një situatë kaq të rëndë nga e cila po flasim, sepse kjo është një situatë kritike nga e cila është vjedhur vota juaj dhe vota ime.

Drejtues të lartë ku keni ministra, keni kryetarë bashkie njësh me kriminelët, të përqafuar me ta, një qeveri manipulative dhe grabitqare e votave me banda kriminale, nuk ka asnjë të ndaluar. Mesazhi është vetëm kaq, ai mesazh që doli në kronikat e RAI-t, ku thuhej se trafikantët dhe droga kanë blerë votat dhe do të blejnë sërish. Pra pa hyrë prangat për çdo njeri që prek votën apo ble votën nëpërmjet kriminelëve, këtu nuk mund të ketë as demokraci, as liri dhe as qetësi ky vend kurrë. Në fakt ka një drejtësi të re, vettingu po vijon punën.

Çdo ditë ka gjyqtarë që kalojnë nën sitën e drejtësisë së re. Nëse do të vendosen dënime më të rënda për vjedhësit e votës, a mendoni se do të shkëputet ose do të mbyllet përgjithmonë kjo histori?

Asgjë sot në Kodin Penal, merr dhe Kodin Zgjedhor brenda dhe ç’të doni nuk ka as pengesën më të vogël prej tyre që këta maskarenj që kanë vjedhur e mbledhur votat me kriminelë të venë në burg. Ka vetëm një që është shteti i kapur, drejtësia e kapur, Prokuroria e kapur.

Ju e keni ndjekur një konferencë shtypi nga LSI ku u demonstrua sesi disa të rinj, por dy prej tyre duke hipur në autobus rrëmbehen nga njerëz të paidentifikuar, futen në furgon, shahen në mënyrë të poshtër atje brenda, çohen në polici dhe pyeten pse ishit në protestë? A do ikni sërish në protestë?

Ndërsa këta maskarenjtë që dalin atje dhe bëjnë muhabet me kriminelët për të grabitur votat, për ta nuk ka asnjë të ndaluar. Mungon vullneti politik apo ka probleme drejtësia? Po ju them që drejtësia është e kapur, sepse u kap që kur Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh në shkelje të Kushtetutës me 69 vota.

Pse kjo qeveri e shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët? Që të kishte pandëshkueshmëri, sepse dosja 339 dhe 184 bubullon që nga Amerika, Zëri i Amerikës, RAI e ZDF-ja e thonë ka dy vjet e bllokuar. Përgjimet e bëra nuk zbardhen. E ka detyrim me ligj zbardhjen. Edhe diçka tjetër në vijim të asaj që Lulzim Basha me të drejtë ka thënë.

Sot Ervin Salianji në emër të PD-së ka bërë publike disa përgjime të tjera të cilat janë aq të rënda saqë të gjithë siç jemi do të shkonim te Prokuroria me mijëra e do të gdhiheshim atje, derisa Prokuroria të çonte përpara drejtësisë dhe të vinte drejtësi për atë drejtësi që ka shkelur me dy këmbë. Çfarë bëri publike Salianji?

Që ai drejtori i policisë atje, i qarkut të dytë më të madh të vendit, i cili ka deklaruar atje, ka deponuar në Prokurori që ai Fredi Alizoti ka thënë e kam takuar vetëm pak minuta. Ju e ndoqët vetë dhe e dëgjuat me veshët tuaj që kishte folur dhjetëra herë. Pra, një njeri që ka mashtruar drejtësinë shqiptare haptas.

Nuk duhet të kishin kaluar as dy minuta, duhet të ishte ndaluar kudo që gjendej në territorin e Shqipërisë, sikurse janë ndaluar edhe kolegët tuaj, në studiot tuaja, ju kanë sekuestruar celularët, i kanë çuar atje, i kanë marrë procesverbalin, çdo gjë. A meqë këta kanë statusin që janë kriminelë të qeverisë, i bëjnë mbylljen, koperturën, mbulimin, përdorin këta horrat që qeveria bën sikur janë dëshmitarë, rrini të qetë se nuk ju prek njeri. Të tërë trafikantët i keni rrugëve. Tani më thoni ju mua, kjo është drejtësia e re? Kjo është kryeprokurorja e përgjithshme?

Ja ku po i kërkoj unë llogari sot që këtu… Reformën në Drejtësi ju e keni votuar në fakt… Po pra që të kishte një