Petrit Vasili : A do të bënte humor kryeministri po ti kishte në shtëpinë e tij këto halle të mëdha???

140

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një postim në facebook ka reaguar në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me nënën e djalit me aftësi të kufizuara të cilin e cilëson më të keqin e këtyre 27 viteve.

Zonja e familjes Entela Hoxha  tregon se gjatë takimit në fushatë në Gjirokastër Rama e ka pyetur sesi i kishte bërë fëmijët “një nga një, apo dy nga dy”, ndërsa ka shtuar më tej se mos ti bënte fare në rast se nuk i mbante dot.

Ja postimi i tij i plotë