Petrit Vasili: 9 Maj 1945 me Europën, 9 Maj 2019 jashtë saj!?

517
Sigal

Nga Petrit Vasili

9 Maj 1945 me Europen- 9 Maj 2019 jashte saj!?

Ne 9 Maj te 1945 ishim denjesisht me Europen dhe ne nje radhe me fituesit mbi nazizmin e fashizmin.

Me sakrifica,me gjak,me shkaterrime mbi shpine, nje Shqiperi shume me e vogel,shume me varfer,shume me e prapambetur, ne 9 Maj te 1945 ishte ne nje radhe me te medhenjte e botes si bashkekontribuese e bashkefitimtare.

9 Maj 2019 jemi jashte Europes, sepse jemi vendosur kunder parimeve te eterve themelues te saj.

Ata qe kane grabitur zgjedhjet e lira dhe bashke me to qeverisjen ne Shqiperi,qe instaluan zhbërjen e shtetit, krimin,trafiqet,parate e pista e korrupsionin e lane Shqiperine jashte Europes ne 9 Maj 2019.

Kemi depozituar ne keto 5 vite rekomandime palë palë,deklarata idiote per suksese imagjinare,shetitje turistike europianesh ne zyren e kryeministrit,konferenca shtypi si nje mizerabilitet propagandistik dhe perfundimi eshte nje dhe vetem nje: Shqiperia mbetet jashte Europes.

Edhe shetitja e fundit turistike e lamtumires politike te Mogerinit ishte nje tjeter mall skarco ne thesin e mbeturinave propagandistike te Edi Rames,qe e lane serish ne 2019 Shqiperine jashte Europes, ne kete 9 Maj te trishte per shqiptaret.