Petrit Vasili: 6 pyetjet që Qeveria dhe Prokuroria duhet t’u përgjigjen për 613kg e kokainës

165
Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Jemi në këtë komunikim së bashku, sigurisht do ta konceptojmë dhe si një bashkëbisedim për disa momentë të cilat kanë qenë dhe momente më të spikatura, jo vetëm të ditës së djeshme politike, por edhe zhvillimeve të orëve më të fundit. Dje ne patëm mundësi që të diskutojmë gjerësisht një nga çështjet më të dhimbshme të shoqërisë shqiptare dhe që ka lidhje me varfërinë ekstreme. Ajo që besoj është pjesa më tragjike me të cilën shoqëria shqiptare përballet. Dëgjuam dhe pamë qartazi për herë të parë një qeveri pa alternativë, ku shqiptarët nga dje kuptuan që janë qartësisht pa drejtim dhe në krahun tjetër u evidentua qartë një opozitë shumë e përgjegjshme, dhe njëherazi me një alternativë shumë të qartë zgjidhje për çështjen. Ka qenë një nga momentet më të rëndësishme në sallën e Parlamentit, kur Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj.Monika Kryemadhi ka paraqitur alternativën dhe paketën Anti-varfëri dhe që lidhet me mbi 200.000 familje shqiptare dhe në tërësinë e tyre do të thotë rreth 800.000 qytetarë shqiptarë. Është një përgjigje shumë e fortë për një fashë e cila është e dhimbshme nga ana sociale, por mund të përbëjë dhe një moment tronditës për ekuilibrat shoqëror të shoqërisë shqiptare. Në krahun tjetër pamë shumë qartë që qeveria nuk kishte as alternativë, pasqyroi një skemë, e cila ishte një skemë përjashtuese dhe selektive. Përjashtonte në mënyrë skandaloze mijëra familje në gjëndje të mjeruar dhe njëherazi u bë e qartë publikisht që ishte një skemë teknikisht e rrënuar, me gabime dhe gafa të frikshme, aq sa detyronte siç dëgjuat dhe ju, që ndonjë që nuk fitonte për një apo dy pikë, mund të shkonte ta merrte në bashki, dhe pastaj dikush tjetër me tre pikë, ku sdihej se ku do ta merrte në njësitë administrative, pra kritere të shthurrura dhe një aprofesionalizëm, një paaftësi shtetërore nga më të frikshmet, ndërkohë që kemi të bëjmë me përgjigje të qarta që duhet tu jepeshin shtresës që ndodhet në vështirësinë më të madhe të saj. Kam ngritur dje në sallën e Parlamentit që paketa që ofroi apo ndihma ekonomike që qeveria ofron nuk garanton minimumin jo jetik, por minimumin biologjik. Kam parasysh këtu atë qëështë ushqyerja minimale e njeriut shqiptar, sipas çmimeve të shportës, pra çmimeve minimale të ulëta. Pra Shqipëria e këtij kryeministri nuk lufton dot as urinë, dhe jo më varfërinë. Ndaj alternativa shumë e qartë e opozitës, e demonstruar nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është në tavolinën e qeverisë dhe alternativa është shumë e thjeshtë, të heqin dorë nga koncensionet kriminale që hanë qindëra milionë euro, sepse shumë më pak nga këto koncensione mjaftojnë për ti dhënë përgjigje në mënyrë të menjëhershme ndihmës ekonomike, jo për mbijetesën shoqërore, por mbijetesën nga uria. Po e përsëris, që nga dje është fare e qartë që shqiptarët janë pa drejtim shtetëror. Kanë një kryeministër që nuk di se çfarë flet, të padhimbshur nga pikëpamja shoqërore, dhe I cili është gati të përbuzëçdo gjë, pasi është e qartë që ka vetëm një objektiv, të shpërdorojë miliona lekë nëpër sheshe qytetesh pa asnjë leverdi, duke I lënë pikërisht këto qytete pa aktivitete kulturore minimale të domosdoshme dhe shoqërore. Është I gatshëm ti shpërdorojë për palma të thara dhe të rimbjellë pisha të reja me qindëra milionë, ndërsa të varfërit atje nuk sigurojnë dot paratë për të përballuar urinë. Një tjetër çështje e madhe, e cila dje për fat të keq, shënoi një ditë të zezë ishte çështja e Drejtësisë shqiptare. Opozita shqiptare përsëri dje me alternativë, përkundjet paaftësisë dhe mungesës së alternativës së qeverisë, vuri në tavolinë alternativën kushtetuese zgjidhjen për të futur Reformën në Drejtësi përsëri në shinat e Kushtetutës, pasi kjo reformë ka dalë nga shinat e Kushtetutës. Ka dalë përfundimisht nga shinat e Kushtetutës. Për fat të keq, për faj të kësaj mazhorance që vetëm ka dëshirën e shfrenuar për ta rrëmbyer e për ta kapur Drejtësinë sepse duhet të mbylli çështjet dhe aferat e saj afruam një alternativë që nuk kishte të bënte as me një emër kandidat të caktuar të opozitës shqiptare, as një person të caktuar, asgjë, por standarde kushtetuese të reja. Pasi Kushtetuta I kishte humbur të gjitha prerogativat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, pasi afatet 8 mujore të përcaktuara në Kushtetutë kishin ikur, 84 votat që Kushtetuta I thotë në mënyrë të qartë dhe Venecia I kërkon nuk u respektuan dhe u zgjodh me 69. Pra opozita ofroi përsëri alternativë kundrejt mungesës së alternativës së qeverisjes, që e kam thënë dhe e them prapë, për fat të keq shqiptarët janë pa drejtim, ofroi një alternativë për të shpëtuar Reformën, dhe një shans të mirë për mazhorancën së paku për të pastruar fytyrën e bërë pis me këtë Reformë, të cilës ja humbi kredibilitetin. Kjo nuk ndodhi. Për fat të keq ja u them këtë, ja them edhe mazhorancës që ta dijë. Dje në sallën e Parlamentit u vendos një standard I ri, që reforma mund të bëhet pavarësisht nga ato që ka parashikuar ligji. Pra I lind e gjithë e drejta mazhorancës së nesërme, që po me 36 vota siç kanë përfunduar këta, ta shkarkojë siç ngarkuan këta Prokurorin e Përgjithshëm, ta shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm. Me 69 vota, siç bën këta, të zgjedh Kryeprokuror të ri, të zgjedh organe drejtësie të reja, pra do të thotë që ajo Reformë nuk ka më vlerë. Precedenti politiko-parlamentar dhe juridik që krijoi kjo mazhorancëështë shumë negativ për Reformën. Ja u humbet përfundimisht kredibilitetin Reformës në Drejtësi, por vendosja në sallën e parlamentit legjitimoi që mazhorancat e nesërme të bëjnë të njëjtën gjë, pa ju dridhur syri, pasi Partia Socialiste dhe Rilindja Socialiste që përdori këtë standard, nuk mund të pretendojë nesër që tia mohojë këtë të drejtë dhe të tjerët. Kjo është një ditë e zezë për Reformën në Drejtësi. Ky është një antistandard dhe atje ku Venecia foli qartë, Partia Socialiste foli kundër saj, duke e rrënuar Reformën. 

Z.Vasili keni folur për kriminalizim të ekonomisë, çfarë nënkuptoni ju me këtë? Dhe pyetja tjetër, ditën e djeshme keni kërkuar Vetting të koncensioneve, ku konsiston kjo kërkesë e juaja ndërkohë që keni thënë që këtë Vetting duhet ta bëjë Prokuroria. 
Sigurisht që po. Ka pasur në zyrën e Prokurorisë shqiptare hetime të filluara për çështjen e koncensioneve. Kam dëgjuar Prokuroren e Përgjithshme e cila ka thënë dje, diku në një nga mediat ku ajo është prononcuar, që ka gjetur çështje të vjetra të cilat nuk I kanë penguar të hetohen dhe I ka inkurajuar. Jam plotësisht dakord me Prokuroren e Përgjithshme. Skam asnjë vërejtje. Jam këtu që ta inkurajoj publikisht që njëçështje e hapur, siçështëçështja e koncensioneve, të rimerret fort, pasi këto koncensione që janë tashmë të kriminalizuara, që janë një shkatërrim I madh për ekonominë shqiptare, që krijojnë premisa për kriminalizimin e ekonomisë, pasi krijojnë premisa të forta për pastrimin e parave të pista. Nuk janë konstatime të miat, thjesht unë po u jap jehonë atyre që Organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare siç është më Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore kanë bërë të qartë jo për mua, por për ju të gjithë. Kur këto konstatime kaq të rënda dhe të frikshme vijnë që nga larg, se këto insitutucione funksionojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalojnë oqeanin dhe vijnë në Shqipëri, sigurisht veshët e hapur të Prokurorisë duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Prokuroria ka një mekanizëm shumë të rëndësishëm në dorë, që edhe sikur të mos kishte hetime të hapura, ndonëse I ka, të fillonte dhe hetime kryesisht për çështje të kësaj natyre. Pasi bëhet fjalë e para për një shkelje të madhe të Kushtetutës dhe të ligjit, pasi këto janë borxhe, të cilat duhet të parashikoheshin në borxhin e madh publik të Shqipërisë, I cili raportohet në mënyrë të gënjeshtërt, po kjo është një gënjeshtër kriminale, më I vogël seçështë, pasi shoqëria shqiptare ka hyrë në borxh. Dhe ky borxh duhet llogaritur, pasi është një borxh që bie mbi kurrizin e çdo shqiptari. Dhe çdo shqiptar duhet ta dijë përse bie në borxh dhe përse ekonomia shqiptare do futet në një krizë të re, për shkak të një borxhi të madh të rritur, që do shkojë rreth 80%, po të kalkulosh dhe koncensionet. Edhe koncensionet e reja, FMN ka folur qartë duke thënë se duhet të ndalen koncensionet. Përse duhet të ndalen, pasi janë vërejtur negativitete të jashtëzakonshme të karakterit ligjor, që hapin mundësi për spekullim dhe abuzim. Shumë gjëra të cilat kanë të bëjnë me koncensionet të cilat funksionojnë në mënyrë kriminale janë denoncuar nga ju dhe kolegët tuaj në media. Mjaftojnë ato konstatime, qoftë për CHECK-up mjekësor, qoftë për të tjera, të cilat do ti mjaftonin Prokurorisë Shqiptare, jo njëherë, por 10 herë të hapte çështje për kryesisht. Në mjaft emisione investigative kanë dalë fakte nga më të shëmtuarat dhe tronditëse që kanë të bëjnë me paratë e shqiptarëve. Janë me qindëra milion euro në mes, ndërkohë që ne diskutuam paraditen e djeshme, për bukën dhe mbijetesën e qytetarëve shqiptarë. Ndaj kam thënë hapi I parëështë ndalja, hapi I dytëështë boll e penguan prej dy vjetësh projektligjin që LSI ka sjellë për koncensionet. Ka dy vjet I bllokuar në Parlament. Pyetja e madh është, përse e bllokon Partia Socialiste prej dy vjetësh? E bllokonte dhe kur ishim në mazhorancë me ta. Cila është frika? Cili është halli? Përse nuk e miratojnë? Ligji ka vetëm një element thelbësor; transparencë ndaj publikut dhe ndaj parlamentit. Kë tremb transparenca? Transparenca sigurisht tremb ata që kanë një veprimtari të ndotur, pse jo dhe me elemente kriminale Brenda. 

Z.Vasili në një bashkëbisedim të disa javëve më parë ju u shprehet skeptikë për rolin që ka prokuroria. Sot është prokurori I krimeve të rënda, z.Besim Hajdarmataj, I cili së bashku me kreun e Antimafias së Rajonit të Pulias kanë dhënë detaje mbi operacionin e përfunduar tre ditë më parë ku ka më shumë se 40 të arrestuar dhe 2.5 tonë drogë të sekuestruar. A do ta përshëndesni këtë operacion?
Është një moment shumë I rëndësishëm ky. Ju jam mirënjohës për pyetjen tuaj. Sot ju keni parë qëështë komunikuar qartë, që një rrjet kriminal, pasi 40 persona janë një rrjet kriminal, ku 21 prej tyre janë edhe shqiptarë, dhe për 21 prej tyre janë prerë dhe urdhërarrestet, për një sasi droge qëështë disa milionë euro. Po në Shqipëri çfarë ndodhi pak javë më parë? U kapën 613 kg kokainë me një vlerë 180 milion euro, shumë herë më të madhe se sa kjo, sa janë të arrestuar në Shqipëri për një aferë kriminale dhjetëra herë më të madhe? Një shofer dhe një menaxher? Çfarëkemi kërkuar ne? Cilat kanë qenë pyetjet që kemi bërë? I kam bërë unë publikisht, po I bëj sot prapë. Po I përsëris që ti dëgjojë Prokuroria Shqiptare. Cili është rrjeti? Pse u pengua për të shkuar deri te pakua e fundit që do shpërndahej në kontenierin që erdhi, siç ju raportuat të gjitha mediat në mënyrë korrekte, ishin me kode të caktuara të cilat do shkonin në destinacione të shkarkuara. Përse nuk u lanë që të shkonin në destinacionet e caktuara dhe të ndiqej dhe të hetohej I gjithë rrjeti kriminal, pra që të kishim disa dhjetëra të arrestuar, sikurse ka ndodhur në Italinë fqinje për një vlerë droge shumë herë më të vogël. Prokuroria shqiptare u thirr në momentin kur droga u kap apo u thirr që në momentin droga po shoqërohej? Pyetja e katërt dhe shumë e rëndësishme, pamë sot një bashkëpunim të Prokurorisë shqiptare me Prokurorinë Italiane, bukur. Momenti që droga u konstatua, sepse siç e dini, droga u konstatua dhe u shoqërua për të parë se deri ku do shkonte. Pyetja ishte, që në momentin që u kostatua përse nuk u njoftuan shërbimet partnere të bëheshin pjesë e këtij operacioni për ta evidentuar së më mirë dhe profesionalisht, për ti shkuar rrjetit deri në fund. Ne e dimë, ju e dini shumë mirë, që Policia shqiptare ka bashkëpunuar me partnerë për të organuizuar operacione se si do kontrollohej protesta e opozitës në 27 janar, apo jo? A ka raportuar kështu? Në 27 Janar, Ministria e Brendshme tha: së bashku me partnerët kemi bërë një plan shumë të mirë masash për të përballuar opozitën shqiptare, “armiqtë e Shqipërisë”. Sic thonë vetë, droga u konstatua atje në port, dhe po e shoqëronin në destinacion, këta thanë që nuk bashkëpunuam me asnjë njeri. Çfarë I ndali të bashkëpunonin me shërbimet ndërkombëtare? A mos ndërkombëtarët do të insistonin që të shkohej deri te rrjeti dhe këta nuk kishin interes që rrjeti të zbulohej? Në mënyrë që rrjeti të jetë atje në gatishmëri, që kur të vijjnë ngarkesa të tjera dhe të gjejnë pika që mund tëçaheshin të ndodhen atje? Dhe pyetja e fundit, kush janë garantuesit e kësaj, garantët e kësaj droge në Shqipëri? Pasi i zoti i bananeve, po e banalizojmë, ishte i qetë në Gjermani. Sot dhe një tregëtar i zakonshëm kur i vinë 100 kg mall rri atje te koka që ta shpërndaj, ky rri kaq i qetë që 180 milion euro drogëmund të rrinte fare qetë në Gjermani, se këtu kishte kush e qeveriste. Pra garantët politikë, garantët shtetrorë ishin këtu, kjo është fare e qartë. Kushdo nga ju që do të hapte një biznes të vogël do ti rrinte te koka kur ka një ngarkesë. Ndërsa ky rrinte kaq i qetë, sepse ka kush i qeveris 180 milion euro. Dhe në këto pyetje të mëdha, 6 pyetje të mëdha nuk po i qëndroj pyetjes përse kanë kaq frikë të mohojnë bashkëpunimin me ndërkombëtarët, ndërkohë që kryeministri, ky e ka zakon gënjeshtrën, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet, tha nuk bashkëpunuam dhe doli e bërtiste në media, sitet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kolumbiane keni një deklaratë të konfirmuar të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë. Cili është interesi politik që e fshehin? Këto janë pyetje kokëforte. Konferenca e sotme e shtypit e Prokurorisë bëri kontrastin e madh me çduhet të bëhet nga ana profesionale, se operacioni ka ndodhur në Itali, nuk ndodhi në Shqipëri, ky që u deklarua sot, dhe çfarë ndodh në Shqipëri. Pa i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve do të thotë që qeveria është në një pozicion nga më të kriminalizuarit që mund të ekzistojë ndonjëherë, sepse ka qenë ajo që e ka drejtuar operacionin, dhe prokuroria nuk është në pozicionin e saj. Pasi sot, vetëm për këto veprime për ndaljen e operacionit, prokuroria duhet të kishte prerë urdhërarrestet pikërisht në nivelet më të larta, qofshin policore, qofshin politike për ata që e ndalën çështjen që të shkonte deri në fund, qëedhe ju të përcillnit lajmin se 20 apo 30 njerëz të një grupi kriminal kishin të bënin me 180 milion euro kokainë. Kurse 2.5 ton kanabis, për ata që merren me këto punë, e dinë vlerën, qëështë shumë herë më e vogël si vlerë monetare, bëhet një operacion shembullor nga autoritetet italiane, për tu përshëndetur, standard i shkëlqyer policor dhe profesional. Po këtu? Prandaj këto tregojnë një kriminalizim kaq të thellë dhe kaq të skajshëm, saqë nuk mund të rrëshqitet. Asnjë kryeministër, jo ky, por askush, nuk mund ti bëj dot bisht një përgjegjësie të rëndë dhe të pashlyeshme që ka marrë përsipër. 

Z.Vasili në mjaft takime të znj.Kryemadhi ju kemi parë si krahu i djathtëi saj. Në media ditët e fundit po flitet për një takim mes saj dhe kryeministrit, qëështë mbajtur jashtë vëmendjes së medias. Të paktën kështu aludohet në media. A keni ju informacion për këtë gjë dhe a keni qenë prezent ju?
Nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk do të ketë asnjë takim të zonjës Kryemadhi me kryeministrin e vendit. Zonja Kryemadhi ka pohuar dhe ka vendosur një standard, të cilin unë e përshëndes shumë fort, edhe si pjesëtar i politikës, transparencën absolute në takimet politike. Takimet transparente politike, të cilat janë një standard që ajo ka vendosur, është forma e cila u jep përgjigje të gjitha çështjeve, dhe përsa i takon pozicionimit, orientimit dhe luftës sonë, LSI dhe sigurisht bashkë me LSI-në Monika Kryemadhi që e udhëheq LSI-në, janë të vendosur shumë qartë në opozitë. Salla e parlamentit dje e tregonte mësë miri këtë gjë. Veprimet politike në parlament treguan të njëjtën gjë. Koordinimi politik edhe Brenda sallës së parlamentit, edhe në sinkronet e deklaratave politike, dhe në sinkronin e votimit ishte në masën 100%. Pra, dje jo vetëm për opozitën shqiptare, por edhe për të dy liderët e saj, qoftë për znj.Kryemadhi, qoftë për z.Basha, ka qenë një ditë e një kulmimi politik, pasi opozita dhe dy liderët e saj treguan përpara shqiptarëve dy çështje të mëdha: përfundimisht shqiptarët nuk kanë drejtim, dhe e dyta shqiptarët kanë një alternativë fare të qartë, të artikuluar dhe qëi nxjerr ata nga problemet e rënda dhe kritike që kanë siçështë varfëria, por edhe çështje të mëdha politike siç ishte çështja e Kryeprokurorit. Dhe këtë alternativë e përfaqëson kjo opozitë, e cila ka dy kompontete shumë të rëndësishëm dhe shumë të fortë siçështë LSI dhe PD. Sigurisht ka dhe pjesë të tjera politike të opozitës, shumë të vlefshme dhe ato, të cilat e bëjnë një opozitë jo vetëm të madhe, jo vetëm kompakte, jo vetëm me shumë ide Brenda, por edhe me një përbërje shumë të gjerë, falë edhe kontributeve të forcave të tjera politike, por edhe faktorëvë të tjerë të shoqërisë civile dhe me gjerë se kaq. Dhe dimensioni i shoqërisë civile do të vazhdojë të jetë sinjifikativ dhe përfaqësues në politikën e opozitës shqiptare, pasi opozita shqiptare sot shikon më shumë se kurrë ndaj qytetarëve, pasi ju e kuptoni shumë mirë që kur tradhëtohen edhe qytetarët që vuajnë për bukën e gojës, pra nuk ekziston as keqardhja më e vogël për t’i mbrojtur por egziston dëshira për t’i shtypur ata në varfërinë e tyre, detyra e patjetërsueshme e opozitës është që t’i përfaqësojë. Dhe dita e djeshme në Kuvend ishte një demonstrim i një opozite, jo vetëm shumë serioze dhe me alternativë por edhe kompakte në sinkronin e saj politik. 
Z. Vasili do të doja të dija mendimin tuaj rreth një deklaratë të sapo bërë nga ana e Kryeministrit i cili e vlerëson emigracionin si diçka normale dhe madje të mirë. Shprehet se nuk i duhet qarë halli atyre që e lënë Shqipërinë. Cili është komenti juaj?
Së pari duhet të kuptoni një gjë. Duhet të bëjmë një interpretim korrekt, edhe politik por edhe psiqik. Shumë deklaratë të Kryeministrit kanë të bëjnë me një tronditje që është e karakterit mendor, nuk kanë të bëjnë me një analizë politike. Se të flasësh kështu për emigracionin do të thotë që mendja ka një problem. Se nga vjen tronditja, vjen nga hallet, vjen nga kapjet, vjen nga substanca të caktuara që përdoren vend e pavend kjo është një çështje tjetër. Për t’i dhënë një përgjigjë këtij shkollëpakti, sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave të reja 7 deri në 17 vjeç në Evropë, e certifikuar jo nga unë por nga organizatat ndërkombëtare. Kjo është shuplaka më e fortë për një të paditur dhe shkollëpakët, përveçse mizor ndaj shqiptarëve. Pra niveli i fatkeqësisë ka arritur në atë pikë ku edhe të mitur ikin nga vendi. Shqipëria është me numrin më të madh në Evropë. Vetëm ky fakt, nuk po flas për ato 400 mijë që është raportuar nga ndërkombëtarët, është jo thjesht këmbanë alarmi por kjo do të thotë që situata është kaq tragjike saqë dëshpërimi shoqëror detyron moshën 7 deri në 17 vjeç të iki nga Shqipëria. Ju e kuptoni çfarë do të thotë të ikë një 12-13 vjeçar. Çfarë tragjedie është në një botë jashtëzakonisht të madhe me të panjohura dhe rreziqe pafund. Kjo është një situatë shumë e rëndë dhe varfërisë sot i duhet dhënë përgjigje. Dhe ky përgjigjen ia jep që meqë ka emigracion sot në Senegal apo në Tongo, apo në Kamerun, nuk ka problem që ka edhe në Shqipëri. Ky është një njeri që gabimisht ka desantuar në zyrën e Kryeministrit. Në një Shqipëri të varfër si kjo Kryeministri duhet të ishte gjithmonë shumë i menduar, gjithmonë i pakënaqur me veten e tij, shumë i shqetësuar dhe i mërzitur për barrën e madhe të problemeve që kërkojnë përgjigje. Këtu kemi të bëjmë me një të çartur dhe të marrë që vetëkënaqet dhe këput nga këto deklaratat idiote lart e poshtë. Ndërkohë që drama është atje. Një Shqipëri me 2 milion e 800 mijë që i ikin 400 mijë njerëz nuk është parë. Kjo nuk është parë as në vitet më të frikshme të emigracionit evropian para 120 vitesh. Bëhet fjalë para Luftës së Parë Botërore, që ishin momente të një trazimi të madh botëror. Shqipëria sot përballet me një krizë të tillë. Fakti që kemi numrin më të madh të grupmoshës 7 deri në 17 vjeç kjo është jo thjesht një kambanë alarmi por damka e turpit për një Kryeministër, i cili jo thjesht t’i qaset kokëulur dhe i turpëruar këtij problem flet me krenari “Ani se ska problem”. Këta 7-17 vjeçarë që nuk kanë mundësi të mbushin barkun me bukë shkokan për turizëm në Evropë, sipas këtij shkollëpakti. 

A mendoni se përballë kësaj situate mungon realisht një aksion i qartë opozitar? Në fillim kishte protesta dhe tani nuk flitet më për protesta dhe duke sikur nuk ka një koordinim të aksioni opozitar.
Duhet ta davarisim një herë e përgjithmonë këtë punë. Nuk dua të jem agresiv me pyetjen tuaj, mos më keqkuptoni, por kjo është një tezë që e ngre qeveria. Për çfarë arsye? Në sallën e parlamentit dje kryetarja e LSI-së paraqiti paketën Anti-Varfëri. Alternativë e qartë se çfarë duhet bërë, ku duhet marrë nga buxheti i shtetit që t’i japim përgjigje këtij problemi. Përkundrejt kësaj kemi edhe një Kryeministër që thotë s’ka gjë se ikin edhe nga Kroacia. Cila është alternativë? Kjo është alternativë, që ka instrumentet, ka zgjidhjen, ka buxhetin dhe thotë që 800 mijë shqiptarë i nxjerr nga varfëria. Po ky tjetri çfarë alternative ka? E dyta, në sallë të Kuvendit dje për 10 orë është demonstruar më së miri se si është varfëria në mënyrë kapilare. Janë cituar edhe raste dhe emra. Është dhënë edhe rrugëzgjidhja. Është oponencë shumë e fortë dhe e kualifikuar, një opozitë shumë e artikuluar? Në qoftë se Shqipëria dhe shqiptarët dhe ju të gjithë mendoni se protesta është i vetmi instrument opozitar keni gabuar të gjithë. Është dhe mbetet një nga instrumentet e opozitës , i rëndësishëm por absolutisht jo i vetmi. Një opozitë që mbetet vetëm tek opsioni i protestës mbetet në një dimension populist, nuk tregon mendon dhe nuk tregon alternativë. Ne nuk do të lodhemi që ta formësojmë shumë qartë alternativën dhe faktin që kemi një qeveri pa drejtim. Sot kryeministri u ka thënë qartë shqiptarëve: shkoni ku të doni. Edhe këta 7 deri në 17 vjeç që përfundojnë rrugëve në kriminalitetin ordiner në Evropë nuk ka ndonjë problem sipas tij sepse ikin nga të gjitha vendet. Dhe opozita shqiptare është këtu me alternativë shumë të qartë. Kush nuk do ta shohë është një njeri që ka një vokacion dhe dashuri të madhe për një qeveri të falimentuar. Secili vlerësohet dhe respektohet për dashuritë e tija por dimensioni publik dhe madhor u dha në protestë, një dimension i jashtëzakonshëm. Por në qoftë se nuk bëjmë detyrën e përditshme për të çmontuar këtë mosqeverisje një për një të gjithë të tjerët do të thonë që çfarë problemi keni ju, qeverisja në rregull ishte. Ne po i tregojmë çdo ditë që këta nuk qeverisin dhe tallen. Halli i tyre është që të marrin paratë dhe të ikin. E kuptoni që kemi një qeveri që e ndan me një pikë bukën e gojës, njërin që do të vdesë nga uria dhe tjetrin që do të rrojë. Pra një sistem profesionalisht i rrënuar, moralisht i tronditur dhe politikisht inekzistent. Këto janë dimensionet e kësaj qeverisjeje. Dhe përballë kësaj ka një opozitë shumë të artikuluar dhe shumë të qartë. Me sillni ju një argument që ky shtet është në rregull dhe po funksionon dhe unë jam gati t’ju përgjigjem. Vetëm dje u tregua shumë qartë që kishte kryetarë të PS-së që merrnin ndihmë ekonomike. Kaq. Kjo është historia. Kështu që opozita është shumë e vendosur në detyrën e saj. E patë në protest që janë mijëra e mijëra qytetarë që e mbështesin. Por qytetarët duhet të binden dhe të jeni shumë të qetë që duke mbështetur opozitën kanë një alternativë të qartë se si u jepen përgjigje këtyre problemeve kritike për vendin. 

Ka një interes publik për sa i përket të ardhmes politike të opozitës. LSI në zgjedhjet e ardhshme vendore do të jetë në një bashkëpunim me PD-në?
Ne sot kemi një bashkëpunim politik i cili është shumë i qartë. Çdo vendim do të jetë në kohën e duhur por në të gjitha rastet zgjedhjet vendore janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Kjo nuk ndryshon asgjë nga sinkronizimi dhe bashkëpunimi politik opozitar. Sot, kur ne kemi një Shqipëri ku kapen 180 milionë euro drogë dhe kapet një shofer dhe një administrator, ndërkohë që kapet kanabis në Itali dhe kemi një rrjet kriminal të tyrë që kapet me 40 vetë. Dhe këtu prokuroria mbyll sytë dhe qeveria mbron rrjetin duke sabotuar aksionet. Kur Shqipëria rrezikohet nga një kriminalizim kapilar dhe i skajshëm, në radhë të parë jemi të thirrur t’i japim përgjigje këtyre çështjeve të mëdha politike. Sigurisht që zgjedhjet administrative atje janë dhe të gjithë strategjitë do të përpunohen në rrugë e sipër duke pasur parasysh edhe kandidatët më të suksesshëm. Pra është një argument absolutisht i dorës së dytë në raport gjendjen në të cilën ndodhemi ne, në raport edhe me ndërkombëtarët. Duhet të dini që edhe regjimi i vizave Shengen rrezikohet. Jo më larg se 2-3 ditë më parë ministri Avramopulos në një konferencë shtypi tregoi problematikat ku edhe Shqipëria ishte me tregues të tillë. Pra një arritje madhore, që nuk është e këtij Kryeministri që do iki pa asnjë arritje, që ishte lëvizja e lirë e shqiptarëve, që u fitua me meritë, e kemi të rrezikuar seriozisht edhe atë. Kjo është çështja themelore.