Petrit Lumaj, ish-kandidat për senator/ Administrata Trump kërkon ndryshime politike në Shqipëri. Ja çfarëpritet të kërkojë Ambasadorja e re SHBA

208

Administrata Trump kërkon ndryshime politike në Shqipëri

Peter Lumaj ish kandidat për Guvernator dhe Senator REPUBLIKAN në SHBA

Peter Lumaj, avokati i njohur, ish – kandidat për Guvernator dhe Senator REPUBLIKAN në SHBA, në një intervistë për “Shijak TV” me gazetarin Basir Çollaku thotë se Shqipëria duhet dhe do të bëhet. Rama duhet të ikë me emergjencë, Basha duhet të thellojë reformimin e PD, të forcojë lidhjet me Republikanët amerikanë dhe veçanërisht me diasporën, ku PD është jo fort prezente. Lumaj thotë se Basha dhe PD duhet të drejtojnë lëvizjen antisocialiste dhe t’i kërkojnë Parlamentit shpalljen non grata të Xhorxh Soros në Shqipëri.

Kemi një Reformë në Drejtësi, të nisur prej tre vitesh, dhe sot gjendemi në kolaps, pa Gjykatë Kushtetuese, pa një Gjykatë të Lartë, a kemi një prishje të ndjeshme të balancës së pushteteve?

Balanca që të jetë “Chance of Balance”, që pushtetet, Ekzekutivi, Legjislativi dhe Gjykata, të kontrollojnë njëra – tjetrën, në Shqipëri nuk ekziston. Sot, Parlamenti shqiptar, në qoftë se merr 51%, ka të drejtë të ndryshojë çdo gjë në Shqipëri. Në përgjithësi, shtetet “parlamentare” nuk kanë stabilitet politik. Dhe Shqipërisë i mungon një stabilitet politik. Pra, shfaqet një tolerancë më e madhe ndaj maxhorancës, sesa minorancës, dhe, gjithnjë e më shumë vendi ynë, po shkon drejt një sistemi totalitar, dhe për këtë, ne të gjithë, duhet të shqetësohemi.

Sipas DASH, Shqipëria klasifikohet si vendi më i korruptuar në Ballkan. E megjithatë, ne vetëm e lexojmë raportin, e reagimi nuk ka sjellë rezultatet e duhura.

DASH është i interesuar që ta shohë Shqipërinë të stabilizuar, politikisht dhe ekonomikisht. Ky është raporti, besoj, që shkruan më saktë, në mënyrë të pavarur, situatën politike, ekonomike e kushtetuese në Shqipëri. Raporti i DASH e ka thënë qartë që Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet ekonomik, nëse nuk stabilizon sistemin politik, nuk stabilizon Gjykatën ose gjyqësorin dhe në qoftë se nuk lufton korrupsionin.

Po krijohet SPAK. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda, janë prokurorë që janë marrë. A besoni se do të prodhojnë ndëshkueshmëri në një institucion tjetër, nëse nuk kemi një vullnet ndryshe?

Jo, ajo nuk ka për të ndodhur. Sepse, nëse bëhet një emërim nga një institucion i individualit, ky individual është i varur nga grupi i personave që e kanë emëruar. Ai nuk do të shërbej në interes të popullit, port ë emëruesve. Kështu që këto emërime duhet të jenë, plotësisht, të pavarura nga politika. SPAK – u ka për të qenë i korruptuar, sikurse institucionet e tjera, në qoftë se ai përbëhet nga prokurorë të korruptuar.

Ne jemi në një situatë, vërtet, delikate. Dekretet e Presidentit nuk njihen nga institucionet e tjera, Gjykata Kushtetuese mungon, pra, ka kaos ligjor. Është një situatë e pazakontë.

Është e pazakontë. Por, jam i sigurtë që e ke lexuar Kushtetutën Shqiptare, në të cilën Neni 92, po ta shohësh, e autorizon Presidentin, nëpërmjet Dekretit, që të caktojë datat e zgjedhjeve lokale, parlamentare, dhe nëse ka referendum, nuk ka asnjë pjesë të Kushtetutës, e cila thotë “Kushtetuta ka të drejtë ta rrëzojë Dekretin presidencial.” Kjo, ndoshta është një mangësi në Kushtetutë. Prandaj, në realitet, unë nuk shoh që Presidenti ta ketë shkelur Kushtetutën, në mënyrë flagrante, sepse vendi ka një Kushtetutë të tillë. Dhe Parlamenti nuk mund të marrë vendime e nisma si të shkarkojë Presidentin, të bëjë emërime të tjera etj. Është Gjykata Kushtetuese, ajo që vlerëson, nëse Presidenti ka shkelur ligjin apo jo. Pra, Shqipëria është në krizë kushtetuese, për arsye të sistemit elektoral që ka. Vetë sistemi që kemi ne në Shqipëri, shkakton kriza kushtetuese. Dhe vendi do të vijoj të ketë kriza kushtetuese, në qoftë se nuk ka ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese si dhe ato brenda partive, unë i shoh si domosdoshmëri që do ta stabilizojnë Shqipërinë, në radhë të parë nga ana politike, e më tej nga ana ekonomike.

Në Shqipëri, pushtetarët, politikanë, qofshin të majtë apo të djathtë, kanë pak frikë ta përmendin SOROS – in, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara ka një investigim të ndjeshëm. A pasur një efekt negative, ndikimi i tij në ngjarjet shqiptare, për interest e tij, sigurisht.

Unë, vërtet e kam thënë, publikisht, që ai duhet të deklarohet “Non – Grata”. Parlamenti shqiptar duhet ta shpallë  Xhorxh Soros “Non – Grata” dhe parja e tij mos  ë influencojë politikën shqiptare. Ne, si shqiptarë, kemi mbetur në fazën e një shtetit të varfër, kemi nevojë për investime, por investimet nuk duhet të jenë në politikën shqiptare.

Reforma në Drejtësi ka patur, le të themi, qëllime të tilla investimi nga formacioni “Soros”?

E padiskutueshme. Zgjidh një njeri që investon në politikë, sikurse është George Soros, i cili i përshtatet Partitë Socialiste, sot, që është në fuqi, detyrimisht, përpos interest politik, ka një interes financiar. Dhe kjo është arsyeja, pse ne duhet t’ i shkëpusim ato të dyja. Ai gjeti ambjentin e përshtatshëm në Shqipëri, ku ka korrupsion, në të cilin mund të investojë dhe të influencojë gjykatat, Prokurorinë dhe në zgjedhje. Kjo nuk duhet të lejohet më në Shqipëri. Këtu ishte momenti, ku Lulzim Basha duhet që të bënte një kërkesë që ky person të deklarohej person “Non – Grata”, sepse po e dëmton Shqipërinë dhe po e destabilizon nga ana politike.

Çfarë do t’ iu sugjeroje demokratëve shqiptarë?

I kemi bërë thirrje të djathtës, kryesisht, që të vijë në Amerikë, të takohen me komunitetin, të zhvilloj takime në Shtëpinë e Bardhë, me Kongresin Amerikan, të diskutohet situate reale përpara autoriteteve dhe përfaqësuesven amerikan, që dhe ata të na japin një mendim, e të shohim që, vërtet kemi një partner, me të cilin kemi mundësi të diskutojmë situate të ndryshme. Por, deri tani, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje positive. Ajo ç’ ka kemi konstatuar ne mbi gjendjen aktuale të shtetit shqiptar, është që zgjedhjet lokale të 30 qershorit duhet të njihen. Shohim, gjithashtu që Presidenti Ilir Meta kërkohet të shkarkohet nga Parlamenti, nëse është kushtetuese ose jo, këtë e gjykojnë të tjerët. Në momentin që largohet nga detyra Kreu i Shtetit, atij i hiqet imuniteti. Ne parashikojmë, ndoshta dhe gabojmë, që Pandeli Majko do të bëhet Kryeministri i përkohshëm. Kjo do ta dëmtonte Partinë Demokratike, pasi protestat në qoftë se nuk nxjerrin rezultat, para këtyre ndryshimeve, atëherë protestuesve do t’ iu thonë “Kërkuat që të largohej Kryeministri, u largua, sollëm Kryeministër tjetë, kërkuat që zgjedhjet të njiheshin apo mosnjiheshinmë pas do të shkarkohet Presidenti.” Kjo do ta qetësojë situatën, por nuk do ta zgjidhë krizën politike.

Është nominuar nga Presidenti, Ambasadorja e re, le të themi për Kryeqytetin e Shqipërisë. Është një zgjedhje politike?

Dhe unë besoj që emërimi i Ambasadores në Shqipëri, me aprovimin nga Senati Amerikan, është konservative, është kushtetuese. Ajo do të kërkoj që Shqipëria të fitojë stabilitetin politik. Nuk ka për të mbajtur anën e Republikanëve apo të socialistëve. Unë e shoh asnjanëse. Ne jemi të interesuar, si amerikan, që ta shohim Shqipërinë të stabilizuar.