Petrit Brokaj- TA GËZOSH AHMET DEMA, DOLLINË E KRYEMINISTRIT!

482
Sigal

Nga Petrit BROKAJ

 Për ata që nuk e
njohin Ahmet Demën, ai është nga fshati Velçë i Vlorës, ish drejtor i shkollës
të këtij fshati, tani në pension. Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Labëria”
dhe kryetar i degës së kësaj shoqate për Vlorën. Një veteran i Partisë
Socialiste që e njeh gjithë krahina e Labërisë. Është nga ata njerëz që u thonë
“me pak fjalë dhe punë shumë”. Merret me publicistikë dhe shkruan libra. I
gjendur kudo ku duhet kontributi dhe prania e tij. Aty, në atë sallën me rreth
500 të ftuar te stacioni i trenit, vepër e arkitektit vlonjat Arben Meksi, në
një darkë ku merrte pjesë edhe kryeministri i vendit z. Edi Rama, ai ishte ulur
në një tavolinë aty nga fundi. Nuk besoj se ishte shtatlartësia e
kryeministrit
  tonë  që e vuri re dhe i ngriti dollinë. Besoj se
në këtë periudhë që po kalojmë, është gjë e mirë që kujtesa dhe kujdesi i tij
nuk harron edhe njerëz si ai që u ngre dollinë jo për titujt dhe ofiqet që kanë
pasur ose që kanë, por për kontributin dhe karakterin e atyre militantëve
  e nderojnë Partinë Socialiste. Edhe
pse aty brenda për dollinë e tij nuk pati duartrokitje, për ne këtu jashtë, ajo
ishte më e sinqerta dhe më e goditura. Për dollinë e tij duartrokitëm ne, mijëra
të tjerët. Se ajo ishte dolli edhe për ne që nuk ishim aty. Ajo ishte një dolli
mesazh për
  gjithë ata të zgjedhur të
merituar apo të pamerituar, ish, ose aktual, mirënjohës dhe mosmirënjohës që ta
hedhin shikimin jo vetëm aty rrotull tyre ku ka më shumë servilë dhe interesaxhinj,
por sidomos larg tyre, aty ku rri Ahmet Dema mes njerëzve, ku militon e
kontribuon vullnetarisht e pa zë, aty ku njerëzit e përshëndesin me gjithë
zemër e ikin në punë të tyre dhe jo aty ku disa të tjerë të lajkatosin dhe të
qepen pas xhakete duke “të krehur bishtin” se “ta kanë matur rrethin e kokës”.
Me pak fjalë e përcolli z. Edi dollinë e tij, por fjalë që peshonin dhe
besoheshin. Pati edhe dolli të tjera. M’u dukën si dolli të detyruara ose, në qoftë
se do të shprehemi me fjalë të kamufluara, “dolli diplomatike”. Si dolli për
krerë klanesh. Ia do detyra dhe halli si kryetar i një Partie që ka në gjirin e
saj edhe njerëz që janë zemëruar me të ose edhe që punojnë kundër tij. Uniteti
është shqetësim i natyrshëm. I duket, se “ushtarët” e krerëve do ta dëmtojnë
dhe do ta kërcënojnë fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ne
që i njohim “ata” dhe në përgjithësi natyrën e tyre, që i duan padronët vetëm
sa u
  kanë nevojën e në veçanti duke
njohur mirë elektoratin e Vlorës që mund të indinjohet dhe “t’i tregojë vendin”
një përfaqësuesi të tij, di ta ndajë individin nga Partia. Andej nga fshati im i
lindjes, në Brataj, thonë një fjalë shtetarët: “Në qoftë se ti më hedh një herë
syrin, unë nuk t’i ndaj kurrë!”-.
  Dhe,
për hir të së vërtetës, për historinë e Vlorës në këta 26 vjet, Edi Rama, me
këto investime që po bën në Vlorë, jo syrin na ka hedhur por edhe na ka
përqafuar! Kjo nuk mohohet. Prandaj edhe krerët edhe klanet, do të jenë me të.
Apo jo Ahmet Dema? Ta gëzosh dollinë e Kryeministrit!