Petraq Bajrami/ Festa e një humbjeje të PS

502
Dje, kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama festuan 24 vjetorin e themelimit të PS. Edhe një herë, siç ndodh në këto vitet e fundit, mungoi themeluesi i PS Fatos Nano. Çuditërisht, mori pjesë edhe Skënder Gjinushi, i cili, për herë të parë, pas 20 vjetësh, nuk ishte më pjesë e ASHE, e koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga PS, sepse denoncoi kryetarin e PS Edi Rama, për mosrespektimin e marrëveshjes zgjedhore të 2013. Dhe PSD edhe pse konkuroi si një forcë politike më vete, mori 22.509 vota. 
Edi Rama, në këtë 23 vjetor të PS, e cila përkon edhe me përfundimin e zgjedhjeve të 12 qershorit për pushtetin lokal, e cilësoi fitoren e ASHE si historike, duke i atrubuar edhe PS një fitore madhështore. Mirëpo, realisht, shifrat dhe rezultatet që arriti PS në këto zgjedhje e përgënjeshtrojnë Edi Ramën, dhe kemi të drejtën që dje kryetari I PS Edi Rama festoi 23 vjetorin e partisë, me një humbje të madhe të PS në zgjedhje. Ja shifrat: PS humbi në 12 qershor 311.371 vota nga 2013, ndërkohë që ka 25 % elektorat, shifra më e ulët historike. PS ka arritur në zgjedhjet parlamentare dhe lokale edhe 50 % të votave të përgjithshme, ndërsa në 2015 arriti të ketë vetëm 25 % të votave. 
Që do të thotë, që PS, në çdo vit jubilar që festoi dje, ka humbur më shumë se 1 % elektorat. Pra, që PS mbërrin në 25 % elektorat, kjo është një humbje e madhe, por mbi të gjitha kjo deshifrohet në humbjen e besimit të elektoratit të saj te keqqeverisja 19 mujore e Rilindjes. As e Djathta nuk ka përfituar nga firoja e madhe që ka pësuar PS. Përkundrazi, nga humbja e elektoratit të PS kanë përfituar, në rradhë të parë LSI, e cila arriti 260 mijë votues, ose 17 % elektorat, duke e dyfishuar përqindjen në krahasim me 2013. Edhe partitë e tjera të Majta, e kanë rritur elektoratin e tyre, por edhe PSD që nuk ishte në koalicion me PS. Të gjitha këto dëshmojnë se dje ishte festa e nëj humbjeje të madhe elektorale për PS në 23 vjetorin jubilar të themelimit të saj.
Sigal