Peticion Presidentit Trump/ Hajro Çini letër figurave të lartë të SHBA, për të analizuar qëndrimin e z.Palmer për situatën në Shqipëri

101

Peticioni i Hajro Cinit, drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Z.Donald Trump

Sjellja joprofesionale e z. Matthew Palmer në situatën politike të Shqipërisë

Presidenti i SHBA, Z. Donald Trump

Shtëpia e Bardhë

1600 Avenue Pennsylvania NW

Uashington, DC 20500

 

Zv/ Presidenti Mike Spence

Shtëpia e Bardhë

1600 Avenue Pennsylvania NW

Uashington, DC 20500

 Sekretari i Shtetit Mike Pompeo

Departamenti Amerikan i Shtetit

Uashington, DC 20520

 

 

 I dashur Z. President, Donald Trump

 

Ne, të nënshkruarit, bëjmë këtë peticion për Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Zv. Presidentin e Shteteve të Bashkuara Mike Spence dhe Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara Z.Mike Pompeo, për të sjellë në vëmendjen e tyre sjelljen dhe mungesën e të kuptuarit e politikës shqiptare nga zyrtari i Departamentit të Shtetit, Z. Mathew Palmer; sjellja e tij në dukje jo shumë e kujdesshme në kundërshtim të sovranitetit të Shqipërisë, një vend aleat i NATO-s, dhe mosrespektimi i tij i plotë i Kushtetutës shqiptare.

Shqipëria ka qenë në prag të trazirave. Për të shpërndarë situatën, Presidenti shqiptar, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, ndërmori një hap të guximshëm dhe dekretoi shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake. Sipas Kushtetutës shqiptare, të ngritur në 1998 me mbështetjen entuziaste të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Dekreti i Presidentit, në situata të tilla, mund të refuzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. Asnjë institucion tjetër kombëtar ose ndërkombëtar nuk ka juridiksion ose autoritet ta shkelë ose ta refuzojë atë.

Është shumë keqardhje që Z. Palmer, duke injoruar Kushtetutën e Shqipërisë, mori lirinë për të hedhur poshtë dekretin e Presidencës dhe për të mbështetur zgjedhjet në ditën kur u anulua me ligj, duke emëruar kështu jo zyrtarisht veten “Guvernator” të Shqipërisë, dhe e vendosi veten lart presidentit. Për më tepër, ai vazhdoi të këshillojë opozitën që të kundërshtojë më pas zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese, një institucion aktualisht joekzistent pasi është shfuqizuar dy vjet më parë. Ne besojmë se një diplomat i nivelit të lartë duhet të sillet me më shumë profesionalizëm dhe sofistikim, në mënyrë që të mos u japë mundësi fuqive kundërshtare të akuzojnë SHBA-në se janë një fuqi që shpërfill sovranitetin e aleatëve të saj. Kjo na çon në pyetjen e rëndësishme se pse Shqipërisë i mungon një Gjykatë Kushtetuese për më shumë se dy vjet?

Kryeministri shqiptar, Z. Rama drejton një nga regjimet më jodemokratike të epokës post-komuniste në Shqipëri – dhe ka minuar dhe abuzuar institucionet dhe procedurat demokratike në çdo hap. Nën pretekstin e reformës në drejtësi, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit duke shfuqizuar Gjykatat Kushtetuese dhe Supreme. Ai kishte mbështetjen e plotë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, madje foli edhe në emër të Qeverisë së SHBA, ndërsa ishte duke shkatërruar Rendin Kushtetues të Shqipërisë. Judgment Watch ka zbuluar dhe ka dokumentet dhe faktet sesi ish-ambasadori amerikan z. Donald Lu, shpërdoroi mbi 9 milionë dollarë të parave të taksapaguesit amerikan, duke i transferuar ato në organizatat shqiptare të sponsorizuara nga Soros për të mbështetur zotin Rama. Shqipëria është bërë vendi i parë në Evropë, që nga rënia e Murit të Berlinit, ku një parti e vetme kontrollon 100% të pushtetit qendror dhe lokal.

  1. Rama tashmë ka fuqi absolute dhe partia e tij ka kapur të gjitha fuqitë. Presidenti i Republikës është i përjashtuar dhe dekretet dhe roli i tij kushtetues nuk merren parasysh. Opozita është e detyruar të dalë jashtë sistemit. Shqipëria është një paralajmërim për atë që mund të ndodhë kur, në emër të stabilitetit, shoqëritë perëndimore tolerojnë korrupsionin dhe kapjen e të gjitha institucioneve nga një parti e madhe politike që kështu lejohet të qeverisë pa kontroll.

Duke marre parasysh arsyet e mësipërme, besojmë, se Qeveria Amerikane duhet të hetojë sjelljen e diplomatëve të saj në Shqipëri. Ju falënderojmë për vëmendjen për shqetësimet tona dhe ju lutemi pranoni respektin tonë më të lartë!