PETICION Drejtuar: Ministres së Arsimit, Znj. Lindita Nikolla

2470
E nderuar Zonja Ministre, Ne që po të shkruajmë jemi prindërit e fëmijëve të klasës VII-C, shkolla “Adem Sheme”,Sarandë. Vetëm një ditë më parë u vumë në dijeni nga fëmijët tanë, se me urdhrin e Përgjegjësit të Zyrës Arsimore Sarandë, është vendosur ndryshimi i vendit të punës të mësueses kujdestare, që jep edhe lëndën e gjuhës shqipe, zonja Blerta Risti, në një shkollë në Ksamil dhe zëvendësimi i saj me një mësuese tjetër, zonjën Anila Veli, e cila ka qenë drejtore në këtë shkollë. Si fëmijët edhe ne si prindër të tyre jemi të indinjuar dhe shumë të shqetësuar nga një fakt i tillë. Ne akoma nuk arrijmë të kuptojmë, se si mund të merret një vendim i tillë dhe si të transferohet një mësuese, e cila është shumë e aftë profesionalisht dhe shumë e përkushtuar në punën e saj, duke fituar respektin dhe dashurinë e të gjithë nxënësve dhe që me shpenzimet e saj ka kontribuar në rregullimin e ambienteve të klasës. Ne jemi informuar se sipas Udhëzimit Nr.38 datë 06.10.2015 të miratuar prej jush zonja Ministre, ish-drejtorët sistemohen në vendin e parë të lirë të punës që hapet në njësinë arsimore vendore dhe jo në institcionin arsimor. Në rastin konkret sistemimi i ish-drejtores nuk është bërë në vendin e parë të lirë të punës, por është krijuar enkas një vend pune për të, në shkollën Adem Sheme duke tranferuar një mësuese tjetër. Zoti Astrit Llanaj në detyrën e përgjegjësit të Zyrës Arsimore Sarandë është justifikuar te përfaqësia e prindërve në takimin që patën sot me të më datë 27.9.2017, se duke qenë se mësuesja Blerta Risti është një mësuese shumë e mirë le të japë kontributin e saj në një shkollë fshati. Nëse është kështu atëherë le të japë përvojën dhe kontributin e saj ish-drejtoresha, e cila si drejtuese ka më tepër përvojë se mësuesja e fëmijëve tanë. Është e qartë, se një argument i tillë është qesharak dhe përgjegjësi i ZA këkon të mbulojë shkeljet ligjore në tranferimin e mësueses Blerta Risti, prandaj ne jemi të indinjuar dhe kërkojmë të shihet me precendencë nga ana juaj, sepse besojmë se nuk ndodh gjithmonë që të gjithë prindërit dhe nxënësit të mos kenë asnjë lloj rezerve, madje të ushqejnë vetëm respekt dhe mirënjohje për një mësuese, që me përkshtim u dedikohet fëmijëve të tyre. 

E nderuar zonja Ministre! 
Vendosëm t’u drejtohemi juve me këtë peticion pasi jo vetëm që mësuesja Blerta Risti e meriton që për të gjitha cilësitë që ka, që të jetë në shkollën Adem Sheme, por sepse jemi të bundur që nga ana e përgjegjësit të Zyrës Arsimore nuk është zbatuar drejt ligji. Po kështu, referuar pikës D të Nenit 5/3 të kontratës kolektive të punës, ku është bazuar zoti Llanaj për këtë urdhër rezulton, se ndryshimi i vendit të punës, kur bazhet në shkronjat A dhe B të këtij neni, nuk duhet të shkaktojë përkeqësim të kushteve ekonomike financiare dhe të jetës së punëmarrësit. Në rastin konkret, bashkshorti i mësueses së fëmijëve taë është mësues në fshatin Konispol. Mendoni, ju lutem për pak, se si do të ndikojë transferimi i saj në Ksamil tek fëmijët e saj, kur të dy prindërit do të jenë të larguar jashtë qytetit pjesën më të madhe të ditës. A nuk ndikon një transferm i tillë në përkeqësimin e jetesës së familjes së mësueses. Për këto arsye, e nderuar zonja Ministre, ne kërkojmë ta merrni në shqyrtim ankesën tonë dhe t’i jepni një zgjidhje sa më parë kësaj çështjeje, pasi: së pari, është në të mirën e fëmijëve tanë që ata të edukohen dhe arsimohen nga një mësuese si zonja Blerta Risti dhe së dyti, jemi të bindur se mësueses po i bëhet një padrejtësi në rastin konkret dhe, ajo çfarë është më e rëndësishme, është duke u shkelur ligji. 
Duke shpresur më mirëkuptimin tuaj presim zgjidhjen e problemit. 
Me respekt prindërit.
Sigal