Peter Tase, personaliteti i intelektualit shqiptar të vlerësuar prej elitës politike në SHBA

114

Mes gjithë atyre shqiptarëve, nga çdo pjesë e trojeve tona kombëtare që kanë shkuar të jetojnë, punojnë e kontribuojnë në SHBA, “evidentohet” edhe Peter Tase, intelektuali model e modern, përfaqësues dinjitoz i kontributit që jep për çështjen dhe integrimin e Shqipërisë! Kushdo që shqiptarin me origjinë nga Përmeti, zotin Peter Tase, do ta takonte, do ta dëgjonte, do t’i zbulonte energjinë, seriozitetin dhe vlerat potenciale si intelektual e kontribues i Shqipërisë, patjetër që do t’i nxitej dashamirësia për të shkruar diçka për figurën e këtij shqiptari që jeton modestish, denjësisht e aktivisht në SHBA, duke u bërë pjesë serioze dhe e shumë-vlerësuar e mjedisit shoqëror ku jeton prej afro 20 vitesh, madje edhe pjesë e preferuar e shoqërisë politike dhe qeverisë amerikane, brenda së cilës është angazhuar vullnetshëm si qytetar shqiptar për të promovuar e konsoliduar vlerat dhe çështjet e kombit shqiptar. Peter Tase bën pjesë tek ata shqiptarë, që zhvillimet shqiptare i shikon e i trajton me vërtetësi, duke vlerësuar, kritikuar dhe denoncuar publikisht e botërisht çdo cënim të çështjes kombëtare, çdo bllokim të zhvillimit ekonomik e strategjik të vendit, siç ka bërë me kritikat e hapura ndaj diplomacisë shqiptare, e cila nën drejtimin e Ditmir Bushatit nuk po përfaqësohet denjësisht e konkretisht, për të përmbushur interesat e vendit!

 Tregues i personalitetit të shqiptarit Peter Tase është fakti kuptimplotë, që prej vlerave të kultivuara e të përcjella në çdo kontakt zyrtar e jo zyrtar është pranuar me dashamiri, me mbështetje e vlerësim prej shoqërisë e madje edhe elitës politike e drejtuese në SHBA. Ka qenë shtatori i 16 viteve më parë, kur Peter Tase shkeli për herë të parë tokën amerikane dhe u bë pjesë e shoqërisë së atjeshme, duke u prezantuar si një shqipfolës i ri në “Middle” dhe “High school” të whitefish Bay-it në Milwaukee ku u vendos, për të shkuar më pas në Universitetin ‘Wisconsin’ në Milwaukee (UWM) i diplomuar për “Shkenca Politike dhe Literaturë Italiane” e mandej i pranuar në Qendrën për qeverisje “Les Aspin” në Washington, D.C., duke punuar paralelisht edhe në Zyrën e Rep. Richard Pombo (CA-11), si anëtar i Dhomës së Ulët në Kongresin Amerikan, ku vendosi kontakte me personelin e Ambasadës Shqiptare në Washington DC me një objektiv madhor: Për t’i shërbyer politikës shqiptare në realizimin e mjaft takimeve të rëndësishëm me anëtarë të Senatit dhe anëtarë të Dhomës së Ulët në Kongresin Amerikan, si p.sh., takimin e Kryetares së Parlamentit së Shqipërisë me Kryetarin e 59-të të Dhomës së Ulët, zotin Dennis Hastert, takimet e ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, zotit. Besnik Mustafaj mes figurave të shquara të politikës Amerikane, ku mund të përmendet takimi që Peter Tase organizoi me Republikanin Dana Rohrabacher, anëtar tjetër i Kongresit Amerikan dhe ish-autor i fjalimeve të Presidentit Regan në vitin 1983; takimin me anëtarin e Kongresit nga Dakota e Veriut, zoti Earl Pomeroy, që njihet si mbështetës i pavarësisë së Kosovës në sallën kryesore të Dhomës së Ulët apo takimin e organizuar të zotit B. Mustafaj me ish-Ambasadorin të SHBA-së në Vatikan, Thomas P. Melady. Gjithashtu, Peter Tase është bashkëpunëtor investigativ i rregullt i Gazetës “TELEGRAF” në SHBA. Autor i tetë librave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, të botuara në gjuhët Anglisht, Shqip, Spanjisht, Guaranisht, si dhe autor i “Fjalorit të Parë Simultan” në 5 gjuhë: Anglisht, Guaranisht, Spanjisht, Italisht, Shqip.
Ka studiuar në Milwaukee, Washington, Asuncion, Baku dhe Berat. Aktualisht është këshilltar i disa qeverive të huaja, universiteteve publike dhe private, si dhe i një sërë organizatave ndërkombëtare.
————————————-

Peter Tase, 12 korrik 2016

I dashur Peter!
Faleminderit për letrën tuaj. Kombi ynë ka patur arritje të mëdha gjatë këtyre shtatë viteve dhe ne duhet të jemi krenar për çfarë kemi arritur së bashku. Ndjehem i përulur nga privilegji i lartë që kamë patur gjatë shërbimit në këtë Zyrë, por më tepër rëndësi se Presidenca ime, ka optimizmi dhe puna e palodhur e njerëzve si ju që e kanë zhvilluar vendin tonë drejt më të mirës. Amerika ende po përballet me shumë sfida dhe suksesi ynë është i pa-evitueshëm. Kjo do të varet edhe nga bashkë-atdhetarët tanë të ngrehin zërin, dhe të refuzojnë nocionin cinik se progresi është i pa-arritshëm dhe të sigurohemi që politika aktuale të reflektoj atë që është më mirë për ne. Do t’i mbaj në kujtesë fjalët e tua mbështetëse, ndërsa jam duke bërë të pamundurën për të sjellë ato ndryshime të cilat ne vetëm së bashku mund t’i arrijmë.

Sinqerisht,
Barack Obama