Pëson hemorragji cerebrale avokati Maksim Haxhia, shtrohet me urgjencë në spital

191

Avokati i njohur Maks Haxhia është shtruar me urgjencë në spital. Haxhia ka pësuar hemoragji cerebrale, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Avokati Maks Haxhia ka mbrojtur shumë personazhe të njohur.

Ai është avokat i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbër Garden” të bananeve, në kontenierin e të cilës që vinte nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë në dyshemenë metalike.