Pesimizmi, taksat dhe korrupsioni po godasin kompanitë prodhuese

615
Ekonomia shqiptare po e nis këtë vit pa asnjë investim të huaj domethënës dhe me një klimë të rënduar biznesi. Vëzhgues të saj pohojnë për “Zërin e Amerikës” se pesimizmi ka përfshirë kompanitë prodhuese, sistemin bankar dhe vetë banorët, që po emigrojnë nga vendi. Emigrimi renditet si problem i parë për ekonominë, nga Gjergj Erebara, analist i rrjetit investigativ të lajmeve BIRN. Ai thotë se, përherë e më shumë njerëz po e braktisin Shqipërinë, duke e zbrazur nga fuqia punëtore, nga konsumi dhe nga kursimet. Qendra për Kërkime Ekonomike sapo ka mbyllur një studim mbi gjendjen aktuale të ekonomisë dhe, sipas drejtuesit të saj Zef Preci, sfidat kryesore mbeten barra e rëndë fiskale dhe korrupsioni si dhe përmirësimi i klimës së pafavorshme të biznesit që ndihet në vend. Problemi kryesor, sipas Erebarës, mbetet aftësia e qeverisë për të shpenzuar buxhetin e shtetit në mënyrën e duhur çdo muaj dhe jo vetëm në dhjetor. Shpenzimi i buxhetit po bëhet kryesisht me koncesione dhe jo me investime publike direkte në objekte të domosdoshme. E njëjta gjendje e nderë është edhe nëpër banka. Konkurrenca e pandershme po pengon ndjeshëm ekonominë, dhe masat shtesë kundër informalitetit kanë goditur pjesën më të varfër të bizneseve, ndërkohë që bizneset e mëdha vazhdojnë të bëjnë shkelje dhe evazion të përmasave të ndjeshme, sepse janë të lidhur me politikanët. Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve ekonomike është një problem më vete për bizneset, sepse nuk projektojnë dot asgjë me këtë paqëndrueshmëri ligjore.
Sigal