Pesë anëtarët e RTSH, Dule: Po minoriteti? Rama: Ne, shembull në Ballkan

514
Sigal

TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot 5 anëtarët e rinj të mazhorancës që do të bëhen pjesë e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ata do të jenë Xhemal Mato, Vlabano Sulçe Elidon Haliti, Xhelil Aliu dhe Vladimir Grosha.
 
Në votimin e mbajtur sot në seancën plenare, numrin më të madh të votave e ka marrë Elidon Haliti me 70 vota pro 5 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa me një diferencë të vogël ndodhen edhe 4 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH
 
5 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH:
Xhemal Mato : 68 pro, 5 kundër, 6 kundër
Vlabano Sulçe : 68 pro, 5 kundër, 5 abstenim
Elidon Haliti : 70 vota pro, 5 kundër, 4 abstenim
Xhelil Aliu : 69 pro, 4 kundër, 6 abstenim
Vladimir Grosha : 64 pro, 9 kundër, 5 abstenime
 
Megjithatë zgjedhja e 5 anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH është kundërshtuar nga ana e kreut të PBDNJ Vangjel Dule gjatë një interpelance të kërkuar prej tij me kryeministrin Edi Rama.

Dule: Shkelet e drejta e minoritetit, nuk përfaqësohet
Sipas Dules,  me emrat e rinj të sapozgjedhur të Këshillit të RTSH, janë shkelur të drejtat elementare të pjesëtarëve të minoriteteve nacionale, pasi nuk mund të kuotohet një Këshilli Kombëtar i RTSH ku nuk përfaqësohet Komuniteti i Minoriteteve.

“Sapo miratuam anëtarët e Këshillti Kombëtar të RTSH që i përkasin mazhorancës. Sapo shkelëm të drejta elementare të pjesëtarëve të minoriteteve nacionale. Nuk mund të kuotohet një Këshill Kombëtar i RTSH në të cilin nuk përfaqësohet komuniteti i minoriteteve nacionale në një vend.” u shpreh Dule

Rama: Dule kërkon qiqra në një hell që nuk ekziston
Ndërsa në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kërkesën e Dules, “si të kërkosh qiqra në hell”. Kjo pasi kryeministri i ka kujtuar kreut të PBDNJ, që legjislacioni i ndryshuar e ka hequr pikën në të cilën saktësohej se në Këshillin Drejtues të RTSH do të duhet të ketë edhe një përfaqësi të minoriteteve.
 
Dhe ky ndryshim nënvizon Rama ka bërë që përzgjedhja e anëtarëve të rinj të këshilliit Drejtues të RTSH të jetë tërësisht i hapur dhe i pavarur. Prandaj Sipas Ramës, kërkesa e Dules është si të kërkosh qiqra në një hell që nuk ekziston.
 
“Besoj që duke qenë ndjekës i vëmendshëm i ecurisë së legjislacionit lidhur me minoritetet vangjelit si takonte të bënte gabimin qe bëri se është ndryshimi në legjislacion që më parë ka qenë dhe më pas është hequr, prania e një përfaqësuesi të minoritetit që e kanë bërë edhe cështjen e përzgjedhjes së këshillit, tërësisht të hapur dhe të pavarur nga vullneti ynë që nganjëherë duhet ti nënshtrohet kandidaturave që mbase s’do t’i kishim zgjedhur me dorë në tërësi por që janë të ardhur nga shprehja e interesit për të qenë anëtarë të këtij këshilli. Është si të kërkosh një qiqër me një lloj helli që nuk ekziston.” u shpreh Rama