Përzgjedhja për KLGJ dhe KLP/ Deputeti i PD letër Kuvendit: Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet

568
Partia Demokratatike i ka dërguar një letër ditën e sotme Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit sa i takon procesit të përzgjedhjes së anëtarëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në shkresën që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i dërgoi kryeparlamentarit Ruçi, theksi vihet tek parregullsitë në proçesin e përzgjedhjes së 5 anëtarëve jomagjistratë për KLGj dhe KLP. ​
Letra e firmosur nga deputeti Spaho, rendit një sërë akuzash se mazhoranca po shkel Kushtetutën, dhe sipas tyre synon kapjen e drejtësisë.
Sipas PD, për KLGJ dhe KLP janë pranuar si të kualifikuar disa kandidatë të cilët janë skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.


Sigal