Përvjetori i vrasjes së Azemit, mesazhi i Ramës për vajzën e Hajdarit

88
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot demokratin Azem Hajdari, në këtë përkujtimore të ndarjes nga jeta.
Me anë të një psotimi në Twitter, Rama thekson se tashmë karrigia e Hajdarit në Kuvend nuk është më bosh, pasi vendin e ka zënë vajza e tij, deputetja e re e PD-së, Rudina Hajdari.

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj ”, citohet në mesazhin e Ramës. Ish-lideri i Partisë Demokratike Hajdari u vra në 12 shtator të vitit 1998.