Personat me Aftësi të Kufizuar kërkojnë takim me Ramën: Ku i ke premtimet?

711
Sigal

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara u mblodhën të hënën në ditën botërore të tyre, në një protestë përpara kryeministrisë. Ata kërkuan të drejtat e tyre, mes të cilave i bënë thirrje kryeministrit që të mbajë fjalën për premtimet që iu ka dhënë si për rimbursimin e ilaçeve, pensionin apo edhe pagën për kujdestarin. Pas protestës, u pritën në një takim nga përfaqësues të kryeministrisë, ku iu premtua se së shpejti do të kishin një marrëveshje ku do të plotësohen kërkesat e tyre. Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara, Dovleti, 31 vjeç e sheh si kohën dhe mundësinë për të kërkuar të drejtat e tij. Prej gati 20 vitesh ai gjendet në një karrige me rrota dhe gjithçka ndodhi për shkak të një aksidenti kur ishte vetëm 11 vjeç. Sot, Dovleti së bashku me dhjetëra persona të tjerë u mblodhën përpara kryeministrisë, në një protestë paqësore ku kërkuan disa të drejta të munguara, të cilat iu ishin premtuar më herët nga kryeministri Rama. Në këtë protestë një kërkesë prekëse erdhi dhe nga një fëmijë 11 vjeç. Protestuesit kërkuan takim me kryeministrit, por në mungesë të kësaj, nga kryeministria i mirëpriti një përfaqësues në një bisedë me dyer të mbyllura, dy persona të shoqatës së paraplegjikëve. Pas takimit, përfaqësuesit informuan marrëveshjen e arritur. Sipas të dhënave nga shoqata, në gjithë vendin janë rreth 6400 persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë, nga të cilët 3000 janë vetëm në Tiranë.