Përse nuk duhet të zhvillohet referendum për heqjen e imunitetit

477
Sigal

  Intervista/Flet Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për debatin për heqjen e imunitetit

  Për kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, mbajtja e një referendumi për heqjen e imunitetit nuk është e nevojshme. Duke folur në një intervistë për “Telegraf”, zoti Shehi është shprehur se, referendumi mund të mbahet për çështje më të mëdha dhe më të rëndësishme. Sipas tij, Shqipëria nuk e ka në kulturë zhvillimin e referendumeve. “Historia e ka treguar që ne si vend nuk e kemi shumë të zhvilluar kulturën dhe nuk e kemi praktikën e mbajtjes së referendumeve”, ka theksuar zoti Shehi.

 -Zoti Shehi a janë kushtet që të mbahet një referendum për heqjen e imunitetit?

-Ligjërisht është e mundur, por se sa efekt do të ketë në popull kjo pastaj mbetet për tu parë. Unë gjykoj që për heqjen e imunitetit nuk mund të bëhet referendum, referendumi mund të bëhet për gjëra më të mëdha dhe për çështje të tjera. imuniteti besoj që nga shtatori do të kalojë në Parlament.

 -Qëndrimin e opozitës për kushtëzimin e mbajtjes së referendumit me disa pika të tjera si e shihni?

Unë jam i mendimit siç e thashë edhe më lart që referendumet të mbahen për çështje më të rëndësishme. Unë dua të theksoj që palët duhet të bashkohen me njëra-tjetrën dhe të miratojnë këtë heqjen e imunitetit, pasi nuk është e nevojshme që të mbahet një referendum për këtë. Nëse palët do mbajnë qëndrimi që kanë tani më shumë do bëhet një zhurme, sepse nuk kanë për të zgjedhur asnjë gjë. Po ashtu dua të theksoj që shqiptarët nuk i kanë praktikuar referendumet, unë as di ndonjë rast që ti kenë përdorur referendumet.

 -Nëse nuk do të zhvillohet ky referendum, a mund të humbim sërish shansin për të marrë statusin e vendit kandidat?

Jam i mendimit që ka hapësira për t’u zgjidhur kjo çështje. Deri në muajin shtator ka ende kohë dhe palët mund të ulën dhe ta zgjedhin pa referendum këtë çështje, kjo do të ishte në favor të të dyjave palëve.