Përplasjet në BE për zgjerimin dhe qëndrimi i Gjermanisë

530
Bashkimi Europian i ka thënë 6 vëndeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen se ato duhet të implementojnë reformat e kërkuara para se t’i bashkohen BE, ndërkohë që ministrat e jashtëm të BE kanë pasur kontradikta përsa i përket zgjerimit.
Argumenti kryesor që mbështet zgjerimin e BE drejt vëndeve të BP lidhet me shqetësimin e BE për rritjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në vëndet e BP. Dhe në përgjigje të këtij shqetësimi, Komisioni Europian ka propozuar Strategjinë e Zgjerimit për vëndet e BP, duke i dhënë një datë indikative Serbisë e Malit të Zi për tu anëtarësuar në 2025. Ndërkohë që vëndet kandidate, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnia duhet të përmirësojnë kredencialet demokratike dhe të reduktojnë krimin e organizuar.
Ministri i jashtëm i Hungarisë, në favor të zgjerimit, ka deklaruar: “2025 është shumë vonë, duhet përshpejtuar integrimi i tyre. SHBA ka një strategji për rajonin. Rusia po ashtu, Turqia gjithashtu ka një strategji për rajonin. Vetëm BE është e ngadaltë sa herë që bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor”.
Kurse Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili duket skeptik për zgjerimin, ka thënë: “Situata është ekstremisht e vështirë”.
Kurse Ministri i jashtëm i Austrisë, që është po ashtu në favor të zgjerimit, ka thënë: “Ne e kemi harruar Ballkanin. Bëhet një pyetje: Kush duhet të jetë i pari në Beograd? Kina apo BE? Ju duhet të shmangni këtë sepse Ballkani është fqinji ynë i afërt”.
Frederica Mogherini ka thënë se “Strategjia duhet të përfshijë të gjithë rajonin’
Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker pa programuar një vizitë në 6 vëndet e BP në fund të shkurtit.
Kurse Johannes Hahn ka thënë: Seicili vënd duhet të ketë parasysh se duhet të plotësojë kushtet dhe që cilësia është më e rëndësishme se shpejtësia. Strategjia e zgjerimit nuk është një ftesë për tju shmangur kushteve”.
Sigal