Përplasjet Lu-Llalla, Manjani: Ose ikën prokurori ose ambasadori!

483
Përplasjeve në distancë dhe replikave mes ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla iu është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Më anë të një statusi në ‘FB’ Manjani shprehet se kjo është një çështje serioze.
Nga ana tjetër, ai ka dhënë versionin e tij se si do të shkojë kjo përplasje, ndërsa pohoi se rrugë të mesme nuk ka, pasi sipas tij ose ikën kryeprokurori Llalla, ose ambasadori Lu.
“Përshëndetje,
Përplasja ndërmjet Ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze.
Jam në një mendje me Armand Shkullakun: ose ikën Prokurori ose ikën Ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka!”, citohet në mesazhin e ish-ministrit.
vijon
Sigal