Përplasje në komision për pajisjen e përgjimit, Noka: Po pengon hetimin. Tahiri: Bëj kallëzim

428
Sigal

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet i ftuar në seancën dëgjimore për komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher.

Tahiri u tha deputetëve se për të gjitha pyetjet duhet të drejtoheshin tek prokuroria që po zhvillon hetimet për rastin.

Pas pyetjeve të kreut të komisionit hetimor Flamur Noka dhe përgjigjeve të njëjta të ministrit, ai u largua nga komisioni.

Debatet:

Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?

Tahiri: Cila ishte pyetja më fal?

Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?

Tahiri: Unë jam në dijeni për çdo çështje qëe ka të bëjë me përmbushjen e detyrës sime në bazë të ligjit, për çdo çështje tjetër ju këshilloj ti drejtoheni institucioneve përkatëse.

Noka: Jo nuk jeni këtu për të më këshilluar mua, por jepni sqarime sipas ligjit

Tahiri: Për çështjen në fjalë ka një hetim nga prokuroria dhe ju këshilloj të merrni të dhëna nga atje për këtë çështje.

Noka: Nuk jeni këtu për të më këshilluar

Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjet e mia jeni i gatshëm të bëni dhe kallzim ndaj meje.

Noka: Në një emision televizion keni thënë se ‘Emsi Catcher’ është vetëm për të gjurmuar numrat jo bisedat.

Tahiri: Mund ti referoheni emisionit të Sokol Ballës dhe atyre çfarë kam thënë në emision